Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Edi Rama ishte një ‘star’ në politikën e viteve 90, por epoka e tij tani po vdes”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Edi Rama ishte një ‘star’ në politikën e viteve 90, por epoka e tij tani po vdes”

Nikoll Lesi me anë të një shkrimi është rikthyer në fillim të viteve 90, në periudhën që gazeta “Koha Jonë” ka qenë në kulmin e saj. Mes të tjerash, ai përshkruan kryeministrin Edi Rama ku thotë se ai ishte një “star” në politikë, i suksesshëm, i pakonkurrueshëm dhe mjeshtër.

Ndërkohë, botuesi shton se Rama prej asaj kohe ka ndryshuar shumë. Ai gjykon se shefi i qeverisë tani është bërë arrogant dhe është drejt fundit të tij politik.

Ndër të tjera Lesi shkruan:

“Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politikës aktive shqiptare, edhe për hir të oratorisë së tij dhe shfaqjes si një “dele e bardhë” në politikën e zezë të pas viteve të mbretërimit berishian 1992-1997.

Elokuent, i çmendur për të bërë gjëra që nuk i kishte manifestuar askush nga politika e lartë, realisht punëtor dhe më pas me një “kazmë” punoi për shkatërrimin e sistemit të ngurtë partiak.

I veshur herë me një palë brekushe, ku bëhej lajm dite dhe herë-herë me një çorap të kuq dhe tjetrin të bardhë, ai diti me finesë të ishte një risi, ai dërmoi imazhin e politikanit 50-vjeçar që rrinte e mbante shënime për t’iu përgjigjur popullit me “protokoll”.

Më pas kryebashkiak i suksesshëm, i pakonkurrueshëm, por edhe mjeshtër i fasadës. Dhe njerëzit duket se pëlqyen dukjen dhe jo brendinë, brendi e cila këto vitet e pushtetit si kryeministër ia zbuloi ndjenjën e arrogantit dhe dhunuesit me forcën e pushtetit.

Edi Rama ishte model tjetër nga ai i Fatos Nanos, që për hir të së vërtetës, Nano ishte liberal në mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të PS-së.

Pas marrjes së PS-së, Edi Rama, e transformoi krejt shtyllën kurrizore të së majtës socialiste. I mori palcën e majtë dhe ia zëvendësoi me “rilindjen”, njëlloj si Hugo Chavez në Venezuelë në të njëjtat vite, paralel me Edi Ramën, tjetërsoi Venezuelën, duke e kthyer në një pushtet agresiv, të dhunshëm dhe siç transmetoi dje BBC në një dokumentar për Chavez, harxhoi miliarda për të blerë zgjedhjet.

Hugo Chavez mori nga banka qendrore mbi 12 miliardë dollarë për të blerë zgjedhjet, kurse Edi Rama përdori bandat kriminale me miliardat e kanabisit për t’i blerë votat, siç edhe po del nga hetimet e drejtësisë, por që me shumë se çdokush e nxori “Zëri Amerikës”, RAI1 dhe stacionet gjermane.

Hugo Chavez iku me kohë, kurse Edi Ramës po i vdes epoka e tij 20-vjeçare e pushtetit. Dhe për fajin e tij, se do t’i ketë të gjithë pushtetet, madje dhunshëm dhe me propagandë që edhe kur të rreh, t’i thuash “faleminderit”.

Epoka e Edi Ramës po vdes! Eshtë çështje kohe, por ka filluar Fillimi i FUNDIT!”, shkruan Lesi.

Tags: ‘star’edi ramaEpokaIshtepolitikeTanivdesviteve ‘90

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit
Aktualitet

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Next Post
Ndikimi rus në zgjedhje, prokurori i përgjithshëm mbyll hetimin për Trump

Ndikimi rus në zgjedhje, prokurori i përgjithshëm mbyll hetimin për Trump

Himni shqiptar, aty ku nuk e prisja

Himni shqiptar, aty ku nuk e prisja

Shqiptarët, populli më i ‘paditur’ në gjuhën angleze

Shqiptarët, populli më i ‘paditur’ në gjuhën angleze







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com