E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Himni shqiptar, aty ku nuk e prisja

-Muzikanti që i bie me saksofon 170 himneve, midis tyre edhe himnit tonë-

Nga Fuat Memelli/ Gjatë një udhëtimi me tren në Boston, po ndroja linjën e trenave jeshilë në stacionin “Park Street”. Tek po prisja trenin e rradhës, pashë një djalë të ri zezak që po i binte saksofonit.

Para kishte vendosur “arkën” e tij- një kovë të madhe plastike, ndërsa në disa mbajtëse drase, kishte ngjitur disa copa kartoni ku ishin stampuar flamuj të shteteve të ndryshëm.

Në fillim nuk e kuptova pse kishte gjithë ata flamuj. Ai e kuptoi interesimin tim dhe më pyeti:

-Nga je?

– Nga Shqiparia, i thashë.

– Ja ku e ke flamurin shqiptar, më tha dhe filloi t’i bier me saksofon himnit tonë.

Unë mbeta i shtangur kur dëgjoja një zezak t’i binte himnit tonë. Si gjithëmonë himni ynë na zgjon emocione, veçanërisht ne mërgimtarëve.

Himni dhe flamuri ynë kombëtar, janë dy simbolet tona më të çmuara që na mbushin me krenari dhe emocione.

Pasi mbaroi së rëni himnit tonë, u afrova te kova dhe nga kënaqësia që ndjeva, i dhashë 5 dollarë. I kënaqur, zezaku më falenderoi. E pyeta si e quajnë dhe më tha se e kishte emrin Venmo-Jante Samuel dhe ishte 25 vjet. E kishte mësuar në You Tube himnin tonë dhe himnet e tjerë. –Sa himne di t’u biesh?- e pyes unë. -170, më tha.

Është vërtet një shifër shumë e madhe. Pas meje erdhën “klientë” të tjerë dhe i riu vazhdoi t’i bier himneve që kërkonin.

Pas pak mbriti treni jeshil dhe unë vazhdova rrugën ku isha nisur. Ky rasti i “biznesmenit” me himnet dhe flamujt e shumë vendeve, më futi në mendime. Njeriu po ta vrasë mendjen, gjen mënyra jetese. Dhe ai e kish gjetur “çelsin” e biznesit në mënyrën e vet. Siç dihet Amerika është vend emigrantësh dhe ai duke ditur dobësinë e tyre për vendet nga kanë edhur , e kishte gjetur “shkëndijën” për t’i prekur. Dhe i prekte vërtet. Kush më shumë se himni i vendit tënd , mund të ngjallë aq emocione!

LOTËT E NJË STUDENTEJE

Ishte hera e dytë në kryqëzimin e trenave të linjës jeshile, në stacionin “Park Street” në Boston, që takoja personin i cili i binte 170 himneve kombëtare.

Që larg dëgjova tingujt e saksofonit dhe thashë : ai do jetë! Në atë stacion kam parë edhe muzikantë të tjerë, por jo me saksofon. U afrova drejt vendit nga vini tingujt. Vërtet ai ishte: djali zeshkan afro dy metra i gjatë.

Ashtu si herën tjetër, kishte përpara “arkën” e lekeve- një kovë të madhe si dhe flamujt e vendeve të ndryshme të botës. Prita të plotësonte dëshirën e personit që ishte para meje për të dëgjuar himnin e vendit të vet.

Më në fund erdhi rradha ime.

-Jam nga Shqipëria, i thashë, dhe dua himnin e saj. Kam qënë edhe herë tjetër tek ty.

-Me kënaqësi , m’u përgjigj, por filloi t’i bjerë jo himnit tonë.

–Ky nuk është himni shqiptar, i thashë.

–E di, u përgjigj ai, por më parë desha t’i bie dy këngëve shqiptare që kam mësuar kohët e fundit. Dhe i ra me saksofon dy këngëve të bukura aq të përhapura në mjediset shqiptare: “Xhamadani vija-vija” dhe “ Vallja kosovare”.

-Ku i ke mësuar keto?- e pyes i çuditur.

– Kam njohur një djalë nga Kosova dhe ai m’i ka mësuar. Pastaj i ra himnit tonë, i cili më zgjoi sërish emocione, ashtu si gjithëmonë kur e dëgjoj.

Por, surpriza e kësaj rradhe te ky muzikant rruge, nuk mbaroi me kaq. Pas meje po priste një vajzë e re të dëgjonte himnin e vendit të saj. Nga saksofoni jehuan tingujt që u kërkuan.

Vajza nxori telefonin dhe e filmoi. Pastaj hoqi syzet dhe filloi të fshijë lotët. E pashë këtë skenë e u preka. U afrova dhe e pyeta nga ishte.-Jam nga Kolumbia. Vendi im ndodhet në Amerikën e Jugut.

Jam studente. Nuk kam shkuar qysh kur erdha këtu me studime dhe më ka zënë malli.

-Mos u mërit, i thashë, të gjithë ne emigrantët prekemi kur dëgjojmë himnet e vendeve tona.

–Si e ke emrin? – e pyeta.

-Sara, më tha. Ndërkohë kishte mbritur treni im dhe duhet të ikja. Nuk mora dot më shumë të dhëna për këtë vajzë që u përlot duke dëgjuar himnin e vendit të saj. I urova suksese dhe ika.

E gostita edhe muzikantin e u largova. Kam dëshirë ta takoj përsëri djalin zezak, të dëgjoj himnin e vendit tonë, përsëri e përsëri…

Kush e di sa skena prekëse do ketë parë ai duke i rënë 170 himneve të ndryshme të botës, të regjistruar në memorjen e tij….

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...