Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë “Jo”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë “Jo”

Nga: Lutfi Dervishi

Ka “Jo” që të mërzit, por ka edhe “Jo” që të humb shpresën. Jo-ja franceze ndryshon si nata me ditën me Jo-në holandeze apo daneze. Holanda nuk është kundër perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Holanda kërkon të bëhen reformat dhe të shihen rezultate. Holanda kërkon të bindet, që vendet janë në shinat e shtetit ligjor.

Jo-ja franceze nuk ka të bëj me reformat – por ka të bëj me qasjen e Presidentit Macron ndaj rajonit.

Franca është deri më tani kundër liberalizimit të vizave për 1 milion shqiptarët e Kosovës.

Franca, sot, është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Franca kërkon të reformojë BE-në nga brenda, para se të vijojë zgjerimi. Ky proces mund të zgjasë pafundësisht.

Franca është për një partnership special me Ballkanin, njëlloj si me Ukrainën apo Gjeorgjinë. Franca mund të stopojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi, që kanë hapur negociatat!

Jo-ja e Francës do të thotë se edhe sikur Zvicër (me det) të bëhet Shqipëria – dhe të mos ketë nevojë për asnjë reformë, Franca do të vijojë të thotë: nuk kemi reformuar ende veten.

Franca përdor metaforën e derës së shtëpisë që nuk mund të pranojë anëtarë të rinj pa rregulluar derën, ani pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po trokisnin në derën e shtëpisë, por në derën e oborrit.

Shqipëria nuk ka as këllqet dhe as ëndërron t’i adresojë Jo-në e Francës.

Nga Jo-ja e Francës është mërzitur Gjermania, është revoltuar Italia, është çuditur Çekia e Franca është vetëm me veton e saj përballë 27 anëtarëve të tjerë të familjes.

Ajo që mund të bëj Shqipëria, është të merret me Jo-në holandeze.

Deklarimi se ne “kemi bërë detyrat e shtëpisë” edhe kur vjen nga Brukseli dhe sidomos kur artikulohet në Tiranë, nuk ka asnjë vlerë.

Holanda ishte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kërkonte më shumë punë nga Shqipëria dhe rezultate konkrete, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një vend që i vihet si kusht Reforma në Drejtësi dhe ndërtimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, nuk ka shumë gjëra për t’u mburrur dhe nuk ka shumë arsye për të treguar me gisht të tjerët.

Nuk ka asnjë dyshim për përgjegjësinë e qeverisë për Jo-në (e mundshme) holandeze dhe Jo-në (e mundshme) e Danimarkës!

Përgjegjësia është më e thellë për Jo-në e Macron-it. Shqipëria ka pasur shansin e artë për të hapur negociatat në qershor të 2018, më 2010, më 2012, madje edhe dy dekada më parë 1996-1997. Sot është vonë.

Çështja nuk është jemi vetëm pas Malit të Zi, që është krijuar si shtet më 2006, as sepse jemi pas Serbisë, që nisi 4 luftëra në rajon, as sepse Maqedonia e Veriut ka nota më të mira në kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Çështja se kemi humbur trenin e kohës!

JO-ja franceze është problem i diplomacisë evropiane. Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ndërroi flamurin, ndërroi tekstet shkollore, ndërroi gjithçka iu kërkua dhe në fund… Franca ndërroi mendjen!

Jo-ja holandeze është problem vetëm i yni. Nuk mjafton të thuash kam bërë “detyrat e shtëpisë”. Detyrat e shtëpisë quhen të bëra edhe kur nuk merr notë kaluese!

Jo-ja e Holandës kthehet në po – me reforma, me gjyqësor të pastruar, të ngritur dhe të pavarur, me zyrtarë të lartë të ndëshkuar për aferat korruptive, me zgjedhje model, me ndëshkime të atyre që prekin votën, nuk ka nevojë të shpikësh rrotën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut dhe për të kthyer në PO, Jo-në e Holandës.

Për Jo-në e Holandës, përgjegjësia është 100% e qeverisë.

Për Jo-në e Francës, përgjegjësia është 100% e atyre që kanë vënë gjithmonë interesin personal/partiak mbi interesin e Shqipërisë. Dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre 30 viteve.

Tags: komentLutfi DervishiMacronnegociatatzvicra

TË LIDHURA

Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro
Aktualitet

Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro

17:29 | 14/06/2025
Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja
Aktualitet

Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja

17:07 | 14/06/2025
Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!
Politikë

Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

16:18 | 14/06/2025
Next Post
“Shumë herë flija jashtë me fëmijët”, 35-vjeçarja: Burri më kërcënon nga burgu, ja ç’më thotë

“Shumë herë flija jashtë me fëmijët”, 35-vjeçarja: Burri më kërcënon nga burgu, ja ç’më thotë

‘Partitë ngecin fajin’/ Shqiptarët asnjëherë nuk besuan në hapjen e negociatave

'Partitë ngecin fajin'/ Shqiptarët asnjëherë nuk besuan në hapjen e negociatave

Shehi: Nëse nuk pranojnë platformën tonë do kalojmë në mjete të dhunshme

Shehi: Nëse nuk pranojnë platformën tonë do kalojmë në mjete të dhunshme

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro
Aktualitet

Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro

by mirseda
17:29 | 14/06/2025
0

Operacion i shpejtë i policisë italianë në zonën e Valerës. Vëmendja u tërhoq nga një makinë që...

Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja

Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja

17:07 | 14/06/2025
Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025
Mala, blerja e madhe e Vllaznisë së Martinit

Mala, blerja e madhe e Vllaznisë së Martinit

16:34 | 14/06/2025
Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

16:18 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com