Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe pushteti duhet të pastrohet nga korrupsioni me mediat

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë ata që “nuk duan negociatat për president”

Nga: Mero Baze

Nuk mund të injorojmë faktin që biznesmeni Irfan Hysenbelliu është në një konflikt me qeverinë shqiptare edhe  si botues. Në problemet që shoqërojnë bizneset e tij, dimensioni i botuesit ka qenë vendimtar sa i përket privilegjeve nga pushteti. Dhe jo vetëm i atij, por thuajse shumicës së botuesve shqiptarë.

Dëgjova dhe disa kolegë që janë të angazhuar si gazetarë panë mediave të tij, që të krahasonin pastaj goditjet ndaj dy pishinave, me goditjet e Berishës ndaj gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Për fat nuk i krahasuan me goditjet e Berishës ndaj gazetës “Tema”, që kanë qenë po aq dhe në disa raste më të rënda. Besoj se më kanë respektuar duke mos i përmendur. As mediat e Irfanit nuk i kanë përmendur në atë kohë.

Nuk mendoj se sjelljet e pushtetit ndaj një biznesmeni që ka media, nuk ndikohen dhe nga sjelljet e medias. Por në krahasimin mes rastit të Berishës kundër shtypit kritik dhe rastit në fjalë, kemi një raport të përmbysur.
Sali Berisha ka djegur gazetën “Koha Jonë” dhe është futur në listën e 10 armiqve botëror të shtypit, bashkë me presidentin e Kinës, Kores së Veriut dhe Milosheviqin, pasi e bëri atë me urrejtje dhe për ti dhunuar, ku përveç redaksisë ka gjymtuar përjetë edhe një gazetarë të saj.

Ai po ashtu hodhi në erë makinën time para pallatit, rrethoi me policë dhe nuk përfilli vendimin e gjykatës që ndalonte të na nxirrte nga redaksia, duke shkatërruar çdo inventar të saj. E bëri po ashtu me urrejtje, duke shkelur ligjet dhe duke u përpjekur të na frikësoj se kishte gjithçka në dorë.

Nuk po flas këtu pastaj për banditët që vendoste rrugëve të ushtronin dhunë, pasi pozonin me gruan e tij, apo gjobat dhe sjelljet e tjera të dhunës shtetërore. Berisha e ka dhunuar shtypin, kur shtypi ka qenë në rregull me ligjin. Berisha ka dhunuar ligjin për të dhunuar shtypin.

Pushteti i Edi Ramës në këtë rast por dhe raste të tjera ka një sjellje të kundërt, natyrisht jo për tu lavdëruar. Ky pushtet e ka lejuar median të korruptohet dhe të privilegjohet dhe kur media tenton ta shantazhoj, ai natyrisht i heq privilegjet. Rasti në fjalë është tipik. Ai i ka dhënë në parim një leje resorti të kushtëzuar në Golem, por duke menduar si biznesmen i privilegjuar, ai kushtet e saj nuk i ka plotësuar kurrë, lejen nuk e ka bërë të vlefshme dhe e ka zhvilluar pronën në kushtet e paligjshmërisë.

Natyrisht e gjithë kjo nën sytë e pushtetit që e ka toleruar. Ka dhe plot media të tjera të mëdha që e kanë bërë këtë. Historitë e lobimeve të Tv Klan në bregdetin e jugut apo Lalëz, janë i njëjti model. Pra kemi një histori mediash të privilegjuara nga pushteti.

Ajo që po bën pushteti në këtë rast është thjesht po i heq privilegjet që i ka lejuar. Po i kërkon taksat e resortit, po i verifikon ligjshmërinë e lejes, cilësinë e ujërave, taksat e doganave dhe tatimeve etj. Kur bëhen bashkë duket se janë shumë dhe duket qartë se shteti bashkë me Hysnebelliun është zhytur po ashtu në paligjshmëri. Dhe kjo kërkon kurbanin e vet dhe nga ana e shtetit.

E njëjta histori është dhe me afatet e godinave të marra me qira nga shteti. U kanë mbaruar afatet dhe qeveria nuk dëshiron ti përsëris. Ai po mbrohet me gjykatë dhe vendimet po i respektohen. Vendimin tim të gjykatës Sali Berisha e hodhi në kosh të plehrave dhe nuk na la të merrnim as xhaketën.

Diferenca mes një pushteti represiv si ai i Berishës dhe Metës dhe një pushteti që toleron paligjshmërinë e bizneseve të atyre që kanë media, në thelb është i pamorlashëm, por jo i njëjtë.

Dhe kur sot shikoj në këmbë si avokat të lirisë së medias, Sali Berishën dhe Ilir Metën, natyrisht që ndjehem i pafuqishëm ti barazoj me Edi Ramën. Ky i fundit nuk duhet të pastroj Irfanin nga paligjshmëria, se ajo është punë e ligjit. Ky duhet të pastroj pushtetin nga qokat dhe tolerimi i bizneseve që kanë media të cilët në një ditë kur ballafaqohen me ligjin, dëshmojnë se mediat nuk i kanë për publikun por për kokën e tyre. Madje dhe për kokën e Sali Berishës e Ilir Metës, që janë dhunuesit e saj.

 

Tags: BerishaIrfan Hysenbelliukonfliktmero bazeMetaQeveria

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Një ditë pas largimit si President, Meta del me mesazhin e koduar

Partia e Lirisë i "ndryshon" emrin kryetarit, nga Ilir Meta e prezanton si Metaj







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen
Politikë

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

by mirseda
19:27 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët në Kurbin, ku është ndalur...

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

18:28 | 20/12/2025
Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

17:57 | 20/12/2025
Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

17:28 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com