Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe Makiaveli shqiptar, Konica, nuk ka se çfarë t’i bëjë PD-së

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Nga: Ben Andoni

Ajo që të bën ta sfidosh Konicën në kohën tonë është pikërisht saktësia e mendimit të tij filozofiko-antropologjik për shqiptarët. Për fat të keq është i vërtetë në të gjithë hidhësinë e vet. E megjithatë, edhe pse e njihte mirë këtë realitet, njësoj, ai vetë, e mbrujti me bashkëkohësit e tij, madje në skenën politike do mbahet mënd shpesh si ngatërrestar dhe cinik.

Aman, pena e tij dhe mbi të gjitha mendimi për bashkatdhetarët është e rrallë. Në një farë mënyrë mund të quhet Makiaveli shqiptar, por që ndryshe nga ai shkon më shumë tek diagnoza dhe shumë më pak te zgjidhjet reale. Në një farë mënyre, kultura e gjerë dhe përvoja e jetës, ia kish diktuar kotësinë e përpjekjeve për të ndriçuar demokratikisht shqiptarët.

Një shekull më vonë, Shqipëria, sa i përket ndryshimit të vet filozofik-social, është pothuaj e njëjta. Akuzojmë të tjerët, por asnjëherë veten. Kapemi me mish e me thua pas pushtetit. Nxjerrim fare pak mësime nga e shkuara. Nuk kemi ngritur ende një sistem ekonomik, si ta ruajmë vendin, por edhe të përfitojmë dhe të begatohemi. Ngado jemi të fundit. Për fat të keq.

Shembulli më i gjallë është Partia Demokratike. Partia kryesore e opozitës po e tregon më së miri këtë në ditët e fundit, kur pas dorëheqjes së z. Basha është zhytur në një kaos, ku më shumë sesa bashkimi, të gjithë duket se kanë në kokë kolltukun e kryetarit. Nën sloganin e shumë-përdorur për të mirën e PD-së, anatemohet cilido nga anëtarët që jep një mendim ndryshe, nuk dëgjohet mendimi alternativ, kurse institucioni i zgjedhjeve po tregon se është nëpërkëmbur sistematikisht. Në javët e fundit kanë qenë vetë anëtarët e PD-së që e kanë pranuar këtë.

Por konflikti për të mbajtur me një dorë të fortë partinë dhe nën urdhrin e padiskutueshëm të 1-shit e ka transformuar këtë parti gati pa identitet. Dhe, paçka humbjeve të njëpasnjëshme asgjë nuk ka ndryshuar. Ironia është se PD-ja nuk ka mësuar por u është kthyer me dorë të fortë dhe cinizëm deri grupeve shoqërore që e kanë mbështetur si pakkush. Askush nuk do harrojë si i nxorën nga greva e urisë të përndjekurit, çfarë ka ndodhur me ish-pronarët sa i përket njërit prej problemeve më të madha në vend asaj të pronave apo përballjes me të persekutuarit.

“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjet, në vafshim si vemi, do të jemi aqë poshtë sa dhe sot.”, shkruante dikur Faik Konica.

Por Partia Demokratike tashmë është në udhëkryqin e jetës së saj politike, kur anëtarët e grupit parlamentar që diku ishin për shmangien e Berishës, tashmë i shmangen dokumentit real për të, që ai të largohet nga gara.

Ndërsa Basha ende pa u tharë boja e dorëheqjes ka nisur punën me bazën për t’u rizgjedhur; është Berisha nga ana tjetër që punon sistematikisht me strukturat e veta, për të ngritur një formacion tjetër… A e bën serioze kjo Partinë Demokratike? Me sa duket jo, teksa çdo gjë varet nga vullneti i dualiteti Berisha-Basha dhe ku çdo retorikë përmblidhet tek narrativa e tyre.

Paradoksi i Partisë Demokratike dhe i “Shtëpisë së Lirisë” është se edhe pse morën një mësim jo të vogël më 6 mars, një kah po e konsideron si fitore të madhe, që do të thotë se rruga për ndryshim është gati e pamundur. Më shumë akoma: tashmë të gjithë u duket se mund të jenë kryetarë të PD-së dhe nuk i fshehin më fare ambiciet e tyre. Po cili mund ta drejtojë realisht partinë? Në një parti me kanone demokratike kjo do ishte gjëja më e lehtë. Propozoheshin kandidatura dhe votoheshin në Kuvendin e tyre. Por cilido që e ka këtë vetëbesim dhe mundohet të blejë mbështetjen e tjetrit te PD-ja, mu të parin pengesë, ka vetë aleatin e tij.

Dhe, sërish na vjen në ndihmë Konica: “Një studiues gjerman, dr. Herbert Louis, pohon se në Shqipëri nuk ekziston një dukuri e tillë si turma. “Një nga përshtypjet më të forta që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, thotë dr. Louis, është me siguri kjo që, te çdo shqiptar ka një njeri me vetbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë…”. Mungesa e kësaj fryme të kopesë mund të jetë interesante, por ajo ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë”.

Por kur artikulohet kaq shumë për demokracinë e PD-së pse nuk vendoset në mënyrë demokratike për të ardhmen e saj?! Kjo sepse është e qartë se në PD nuk ka ide, ka thjesht modalitete se cili do të marrë partinë dhe do të përfitojë prej saj. Idealistët rrinë dhe vështrojnë, si tek Kronin. Edhe “Foltoret” e panumërta të Berishës edhe pse në disa syresh u shpërhapën ide, ato do hidhnin më shumë slogane kurse kinse Mea Culpa-e vetë Berishës për emërimin e Bashës, akt që e njolloste personalisht atë për drejtimin e PD-së, as nuk bënin fare përshtypje!!!

Dhe, ja ku jemi. Duket se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe është i pari formacion i madh që po shkon drejt zhbërjes në Shqipërinë e pas viteve ‘90, sepse u mbajtën te individi dhe jo tek e ardhmja, tek idetë e të ardhmes. “Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”. Të thëna e të shkruara nga Konica këto fjalë janë më të qarta se kurrë, paçka se ky Makiavel shqiptar…nuk arriti më shumë sesa një publicist, botues i mirë, polemist i shquar dhe diplomat. Tek e fundit, ndaj ishte shqiptar aq i mënçur pasi duke folur për ne fliste dhe për veten e tij. Por, këtë sot pak e dëgjon, sepse tek PD-ja kriza e madhe është përshkallëzuar…madje edhe Konica vetë nuk do mund ta parashikonte që fjalët e tij të ishin saktësisht aq të gjalla… (Javanews)

Tags: bashaben andoniBerishaKonicaPD

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Kancelari gjerman: L*fta s’po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe Rusinë

Kancelari gjerman: L*fta s'po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe Rusinë

Hotelet në Golem me punëtorë të huaj, 40 do vijnë nga Azia

Hotelet në Golem me punëtorë të huaj, 40 do vijnë nga Azia

Qeveria greke lehtëson kushtet, ja kur shqiptarët përfitojnë pension të plotë

Qeveria greke lehtëson kushtet, ja kur shqiptarët përfitojnë pension të plotë

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com