Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të vazhdueshme të qyteteve dhe qytezave, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Ofensiva e Putinit ka ngecur, pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, i është drejtuar ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se udhëheqësi rus “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.
“Lufta, thotë Scholz, nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë”. Duke paralajmëruar Moskën për ndëshkime të mëtejshme, ai thotë: “Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por [masat] nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse”. Ai thotë se ukrainasit mund të “mbështeten në Gjermani” dhe se “refugjatët janë të mirëpritur me ne”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today