Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ec vëlla, raki dhe qejf”, arsyet pse shqiptarët nuk protestojnë (Vox Pop)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, Vox Pop, W-Instant
“Ec vëlla, raki dhe qejf”, arsyet pse shqiptarët nuk protestojnë (Vox Pop)

Nga Anxhela Ferra

Thuajse gjithë bota është e përfshirë nga protestat. Për mjedisin, për ekonominë, për korrupsionin, për arsimin, për të drejtat e njeriut. Rrugët e shumë shteteve vazhdojnë të qëndrojnë të mbushura me njerëz të revoltuar.

Në disa raste ato janë të dhunshme dhe të tensionuara, e në të tjera janë në formë marshimi masiv. Por, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre kauzave, madje edhe të tjera më të rënda prekin edhe vendin tonë; shqiptarët duket se janë më pasiv.

Së fundmi, katër kanë qenë protestat që kanë marr më tepër vëmendje mediatike. Protesta e banorëve të Astirit, ajo e studentëve, e artistëve dhe ajo e opozitës. Por, në një formë a në një tjetër, herët ose vonë edhe ato u kthyen me nuanca politike. Ndaj edhe opinioni publik i gjerë, duket se i “braktisi”..


Mirëpo, problemi është kur qytetarët “braktisin” edhe hallet që i prekin drejtpërdrejtë ata. Duke u kthyer në pasiv, e në një mpirje kolektive për të mos kërkuar të drejtat e veta. Nën zë me njëri-tjetrin thuajse të gjithë ankohen, por kur bëhet fjalë për tu ngritur e ‘bërtitur’ për padrejtësitë, heshtin.

Kështu edhe pjesa më e madhe e qytetarëve të pyetur nga Tirana Today se për çfarë do të protestonin, thonë se për asgjë. Madje, kundërshtojnë se shqiptarët kanë arsye për të protestuar, sepse janë shumë mirë.

“Asgjë nuk po më vjen në mendje për të protestuar. Kjo është një ditë e bukur vjeshte dhe unë nuk kam ardhur për të protestuar. Por, për ta shijuar.”

“Nuk jam për protesta unë. Unë i kam të gjitha e jam në terezi. Dhe ne si popull po ashtu e kemi në terezi, nuk kemi nevojë për asnjë lloj proteste. Ne jemi qejf, raki dhe ec vëlla. Shumë rehat jemi, pse ç na mungon neve!”

“Unë për asnjë gjë nuk do të protestoja, jemi aq bukur sa më nuk ka. Për veten jam në rregull.”

“Për asnjë gjë nuk do të protestoja, sepse ne jemi për qejf.”

Madje edhe të rinjtë duket se nuk kanë asnjë arsye përse të dalin në rrugë e të protestojnë. Teksa dy djem shprehen për Tirana Today se e vetmja protestë për të cilën do të dilnin, do të ishte legalizimi i hashashit.

“Nuk kam pse të protestoj, sepse asgjë nuk më shqetëson. Unë jam në rregull, as për arsimin e asgjë nuk më bën të protestoj.”

“Jo, nuk kam asnjë arsye për të bërë një protestë apo revoltë.”

“Për shkollën, për ndonjë gjë. Do të protestoja që të legalizohej hashashi.”

“Bravo, edhe unë për një protestë mbi legalizimin e hashashit jam. Madje kam dhe një boçe me vete.”

E në paralel me këta të rinj, janë ata të cilët kërkojnë ndryshimin e sistemit arsimor, përmirësimin e tij. Pasi sipas tyre kjo mos ngritja e zërit dhe zhvillimi i protestave lidhet pikërisht me zhgënjimin e të rinjve. Të cilët, as nuk tentojnë të bëjnë diçka për vendin e tyre. Por, zgjidhjen e gjejnë në ikjen prej këtu.

“Për taksat, për dritat, për çmimet e shtrenjta, për çdo gjë që ka kjo qeveri. Unë nuk protestoj sepse jam vetëm unë. Shumica e bashkëmoshatarëve të mi kanë synim të largohen nga vendi. Dhe nuk kanë aspak qëllim të protestojnë dhe të bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë.”

“Të kishte një sistem arsimor më të mirë. Kur ishte protesta e studentëve dola unë, por kur nuk mblidhen të gjithë, një nuk proteston dot. Ne nuk e kemi atë kulturën për të protestuar. Ose themi ja të dalin të tjerët pastaj po dal unë.”

“Për sistemin arsimor, sepse duhet të ndryshojë patjetër. Mësimdhënia është e njëjtë, si sot e 100 vite më parë. Bashkëmoshatarët e mi kanë vetëm frymën të largohen nga këtu dhe të mos kthehen më.”

“Sistemi arsimor kam përshtypjen, plus investimet që mungojnë në shumë fusha. Unë do të protestoja duke ndërgjegjësuar më shumë publikun. E të mblidheshin shumë vetë, sepse veç ashtu mund të bëhet diferenca. Unë e vetme nuk mund të bëj asgjë.”/ TIRANA TODAY

Tags: boteproetstaqejfrakishqiptaretterezivalë protestash

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Shkrirja e strukturave të PS në Shkodër, Ndue Dodaj: U shkel statuti i partisë

Shkrirja e strukturave të PS në Shkodër, Ndue Dodaj: U shkel statuti i partisë

Të bukura, por të frikshme/ Ja si stërviten “ninjat” e Iranit

Të bukura, por të frikshme/ Ja si stërviten “ninjat” e Iranit

Siguria publike/ Braimllari: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

Siguria publike/ Braimllari: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com