Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“E shiti një informator i brendshëm”/Detaje tronditëse nga atentati në Lushnje

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mbrëmjen e djeshme, një atentat në mes të qytetit ka tronditur Lushnjen. 34 vjeçari Bledar Muça është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”.

Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe, kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën pesë persona të tjerë, mes tyre edhe dy femra.

Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeç ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyli 66 vjeçe, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital.

Biznesmeni ka qenë me kunatin duke pirë kafe

Në momentin e atentatit, biznesmeni Bledar Muça ka qenë me kunatin Judin Velo duke pirë kafe. Ai ka qenë objektivi i atentatorëve, ndërsa të plagosurit e tjerë ishin klientë të rastësishëm. Bëhet me dije se viktima nuk njihej si “problematik”, dhe prej 4 vitesh administronte disa biznese në Lushnje, përfshirë edhe një loto. Ne te njëjtën kohë është administrator i njerit prej tregjeve të mëdha në qytet.

Vrasësit kanë patur një informator të brendshëm

Burime ende jo zyrtare nga policia thanë se vrasësit kanë patur një informator të brendshëm, që u jepte detaje për lëvizjet e Bledar Muçës. Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy

Autorët dyshohet se kanë qenë dy, ku njëri ka zbritur nga makina tip “Golf” me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit, ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht pesë të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz.

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se është e autorëve

Një makinë e djegur është gjetur pas atentatit poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve të Bledar Muçës. Atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli në hyrje të këtij qyteti, dhe po kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti pa lënë gjurmë.

TIRANA TODAY

Tags: atentatiBledar MucaLushnje

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Mat/ Po hidhte plehrat, 25-vjeçarja bie aksidentalisht nga ura

Përgjaken rrugët që në mëngjes, humb jetën 16-vjeçari

10 arsye pse opozita duhet të shkarkojë Lulzimin e të zgjedhë Albinin

Shërim, vaksinim ose test: Rregullorja e re në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com