Një ngjarje e rëndë është riregjistruar në Sarandë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e një pallati.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktima, Laert Çobani, është rrëzuar nga shkallët e katit të dytë të një pallati në lagjen nr 1, e më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake mendohet se ngjarja mund të jetë aksidentale. I ndjeri, mësohet të jetë edhe prind i dy fëmijëve.