Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 5 përgjime, ku duken qartë biseda të Astrit Avdylajt i cili kërkon votat për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 2017-ës.
Tirana Today zbardh të plota përgjimet e publikuara nga Bild, ndërsa gazetari gjerman Peter Tiede shkruan në artikull:
“A duhet të hyjë ky vend në BE? Shqipëria dëshiron, Brukseli s’do t’ia dijë dhe Gjermania shprehimisht mbështet negociatat e pranimit me shtetin ballkanik, i dëshmon atij përparim të madh në demokratizimin.
Por në të vërtetë vendi po zhytet në kaos. Është në udhëkryq – për kushte demokratike ose të Republikës së Mafias.
Protesta javore masive, një lidership i korruptuar i policisë, pa Gjykatë Kushtetuese, Shqipëria me gjithë avantazhet e turizmit, është në krizë serioze.
Një nga arsyet që ka çuar në protesta masive është akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për blerje masive të votave – me ndihmën e parave të drogës bërë nga mafia që drejton vendin!
Që nga ardhja e Ramës në pushtet, kultivimi i marijuanës është shpërndarë në të gjithë vendin – kjo është bërë industria më e rëndësishme në vend!
Dhe paraja e drogës po udhëheq vendin…
Kur BILD njoftoi kohët e fundit për përgjimet në të cilat Rama i kërkon një sondazhi rajonal nëse gjithçka është zgjidhur siç diskutohet, qeveria revoltohet: BILD u ble, pohimet (bazuar në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe evropianë perëndimorë) ishin plotësisht të pabazuara. Edhe hetuesit shqiptarë konfirmojnë vërtetësinë e regjistrimeve të dëgjimit.
Por tashmë BILD ka siguruar përgjime të telefonatave të bëra gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në 2017-ën, që tregojnë se si një baron i drogës blen vota për Partinë Socialiste të Ramës. Më poshtë gjashtë video përgjimet që e dëshmojnë këto”.
Tirana Today ju sjell përgjimet e plota, të publikuara nga BILD që dëshmojnë se si Avdylaj bëri fushatë dhe bleu vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës. Në një nga bisedat, Dako dhe Avdylaj tregojnë një konfidencialitet të madh, duke iu drejtuar njëri-tjetrit me “vllai”, ndërsa në fund të bisedës, Avdylaj i thotë Dakos “të du fort vllai”.
Por, i ftuar në emisionin “Opinion” muaj më parë, Dako mohoi të kishte lidhje me Avdylajn, por tha se ai ishte një nga militantët e shumtë të PS-së, me të cilin mund të ketë folur në telefon sic flet me cdo qytetar, por nuk njihej personalisht dhe nuk kishte blerë vota për të.
PËRGJIMI ME VOTUESIN:
AVDYLAJ: O vlla, si ia cove?
VOTUESI: A je mirë?
Avdylaj: Si je?
Votuesi: Mirë vllai.
Avdylaj: A po më njef? Duket se s’më njef mu, po kur thu do ta jap votën, tashi nuk e njef as telefonin.
Votuesi: Oooooooooooooo, shef Astrit. A je mirë none? Unë mirë për Zotin.
Avdylaj: Mirë, mirë. Shif none, të kam mor për votën. E di vetë me një fjalë. Që ta kesh me një fjalë e mos t’i thush nojnjonit o Gon Duka. Ne jemi për PS-në, për Ilir Ndraxhin.
Votuesi: Unë me PS jom për cdo gjo.
Avdylaj: Kur do e pimë një kafe?
Votuesi: Kur t’dush o burrë. Ngjo tashi, unë me ty, me Çimin, me Niçen. Unë me ju kom qenë përherë.
Avdylaj: Faleminderit shumë.
Votuesi: As nuk bohet fjalë.
Avdylaj: Edhe desha me të thonë, fol me vllain tat me Jarin.
Votuesi: Me Jarin?
Avdylaj: Po
Votuesi: E mir, i them unë.
Avdylaj: Desha me fol icik edhe me Jarin, po do folim se e kupton vet ti dmth. Se kafja aty është. Rrofsh, shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pishim një kafe?
Votuesi: Kur t’dush mër ti.
Avdylaj: Unë në shpi jam, nqs do.
Votuesi: Mirë vlla mirë, mbase vij një ditë kshu vetë…
PËRGJIMI 1 me Ivo Docin (drejtori i Ujësjellësit Durrës):
Përgjimet/ “I du të gjithë ata emra, ti tundim një çik”, si ia siguruan Avdylajt votat Dakos on Vidnews.
Astrit Avdylaj: Mirëmroma, Astriti jam. Si ia cove?
Doci: Astrito, si je ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
Doci: Si ke qenë, nga shpia?
Astrit Avdylaj: Mirë, falemidnerit, ju mirë?
Doci: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shpi.
Astrit Avdylaj: Ngjo tashi, unë isha içik sot te ai në Durrës (Dako). Jam këtu me Elton Arbanën (aktualisht kandidat për kryetar bashkie në Shijak) dhe me Dor Gallain. Edhe ensër kur të kesh kohë ti, du me fol icik për atë listën ca ke aty, punonjës edhe kundra që mund t’i kesh të PD-së aty, e kupton? I du të gjithë ato emra që mund të kesh kundra.
Doci: I kam nda unë, i ke të ndame komplet!
Astrit Avdylaj: Ashtu, këtë kërkoj unë.
Doci: I kam bo para unë, i ke gati.
Astrit Avdylaj: Ashtu, kur të kesh kohë se ne duhet t’i thirrim që t’i tundim najcik. O ke puna, o t’ma japin votën, ose të ikin ke shpia.
Doci: As s’bohet fjalë fare. I ke të ndame, i kam gati të gjitha. Edhe kush ka hy në punë, edhe kush ka qenë, i kam nda të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.
Astrit Avdylaj: Ok, du t’mi qethësh se, edhe du… a m’kupton?
Doci: Patjetër, të bëj unë telefon nesër ty.
Astrit Avdylaj: Ok, mirë pra. Natën e mirë, na fal për…
Doci: Po ca thu mer burrë, hahah.
PËRGJIMI 2, 28 mars 2017
SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM– Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.
Astrit Avdylaj: Alo!
Kryetari: Hë mo?
Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
Kryetari: Si ke qenë ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bo?
Kyetari: Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?
Kryetari: Po.
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo.
Kryetari: Po po, të dëgjoj, po po!
Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë.
Kryetari: Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.
Astrit Avdylaj: Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton?
Kryetari: Pa merak!
Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton?
Kryetari: Ee mirë…
Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
Kryetari: Titi pa merak, se jam në Durrës takohemi në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak…
Astrit Avdylaj: Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?
Kryetari: Po po!
Astrit Avdylaj: Mirë, pra faleminderit, mirupafshim.
Kryetari: Hajt hajt ciao!
PËRGJIMI 3
SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj- Arjan Ndraxhi (vëllai i Ilir Ndraxhit, deputeti socialisti i Shijakut në Parlament) Astrit Avdylaj kreu i grupit Kriminal në Shijak telefonin Arjan Ndraxhin, vëllai i Lirit (Ilir Ndraxhi), deputeti i ardhshëm i PS në parlament .
Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin. Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS. Më tutje Astritoi zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës. Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).
Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Tito, të rujt zoti, mirë ça bone?
Astrit Avdylaj: Mirë si je, çkemi?
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Mirë, mirë.
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Hiç mo mir, ja ktu me çunin. Ça bën, mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Hiç vallai, mirë mo kalojmë, vallai mo t mora për qejf, a e kanë thirr gjo, a naj gjo a akoma?
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bo naj thirrje, naj gjo vëllait apo jo?
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Jo more, ai pret që të takohet me ty, po dje s’keni qenë, s’ka qenë Jupi a nuk e di. Ai tha, ka fol Juli, do vi nesër. Mori në darkë e tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Edhe pastaj do u takonte me atë, me Vangjushin në fakt do takohen për punë punë, si i thonë ata, si me i ra nga puna…
Astrit Avdylaj: Ok ok, mirë, jo unë po pres me i fjalë nesër pasnesër më tha mu ai kupton, unë tha e kam, me i fjalë, e kena në xhep si me thonë, e kupton vëllain tat?
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Po po.
Astrit Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25, ishte dhe Eltoni aty, Eltonin e vuni o të 10-tin o të 11-in tha Eltonit, Arbanës.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Elton Arbanës ë? E po mirë, mirë.
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punu ktu me i fjalë ke lagja ime, mes njerëz me i fjalë. Nuk kam dal najher në Pazar, po jam duke taku njerëz , çdo njëri që jam duke ashu. E kam e kam shumë shumë kshu, dhe du t’jemi shumë të nderum dhe ke ai sipër që du të na shofi me një kshu.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Eshtë e vërtetë, është e vërtëtë.
Astrit Avdylaj: Du t’i japim i 10-tshe me zero që dhe ai vetë të habitet.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Boji i telefon Julit, mos shkoni me pi kafe aty te puna kur të ashu…
Astrit Avdylaj: Mirë pra, rob zoti.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Eee.
Astrit Avdylaj: Mirë.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ti e ke numrin e Julit?
Astrit Avdylaj: Po e kam. Jo jo se e boj vet pa merak, hajde pra gjithë të mirat!
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Shumë faleminderit!
Astrit Avdylaj: Ça flet re…
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ja kalofsh mirë.
PËRGJIMI 4, 31 Mars 2017
SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj , Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë.
Arbana: Astrito?
Astrit Avdylaj: Si ja çove?
Arbana: Ca bone, si ja kalove?
Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?
Arbana: Mire mo, ça bohet si ke qenë ti?
Astriti: Vallaj mirë mo, ti si je?
Arbana: Hajt mo mire tu bo i loj murlan me çunat.
Astrit Avdylaj: A e di ku kisha hallin.
Arbana: Urdho!
Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-ut, atë drejtorin ti e?
Arbana: E njof e, Dallëndyshja?
Astrit Avdylaj: Ore leje Dallëndyshen, këtë të Durrsit, ça osht ky i Durrësit, Artur….
Arbana: Artur Cela, i bashkisë…
Astrit Avdylaj: eeeee.
Arbana: Po e njof.
Astrit Avdylaj: I kujt bashki, Shijakut eee?
Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit!
Astrit Avdylaj: Po s’ka qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…
Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?
Astrit Avdylaj: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? S’kam ca me ashu, me lajmërun tashi.
Arbana: Epo ka na i emër konkret, ke na i emër apo jo?
Astrit Avdylaj: Kujt konkret?
Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi.
Astrit Avdylaj: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty, a m’kupton?
Arbana: Ja ta mor tashi direkt.
Astrit Avdylaj: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet ne telefon.
Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?
Astrit Avdylaj: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek?
Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun…
Astrit Avdylaj: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un skam ku me e ashu.
Arbana: Direkt e mor tashi.
Astrit Avdylaj: Mire pra, faleminderit!
Arbana: Hajt ciao.
PËRGJIMI 5
SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM– Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon axhendën
Gazeta gjermane BILD publikon përgjimet mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt on Vidnews.
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mrom mo vlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur
Vangjush Dako: Ça bone
Astrit Avdylaj: Ça bëhet
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?
Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë, takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë…
Astrit Avdylaj: Hajde, të du fort vllai…
KLIKO KËTU PËR TË DËGJUAR PËRGJIMET/ Tirana Today