Gazetari Peter Tiede ka tronditur sërish politikën shqiptare dhe opinion publik, teksa këtë herë ka publikuar plot 16 video-përgjime. Këto të fundit dëshmojnë shit-blerjen e votave, kërcënimet dhe shantazhet e bëra në zgjedhjet e 2017-ës në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184.
Në këto video përgjime janë të përfshirë politikanë, por edhe biznesmenë. Tirana Today ka zbardhur 16 përgjimet e plota, duke ju sjellë një përmbledhje të tyre.
Video-përgjimet përfshijnë kryeministrin Rama, ish-ministrin Gjiknuri, deputetin Pjerin Ndreu, ish-deputetin dhe bashkëshortin e ministres Xhaçka, Artan Gaçi, biznesmenin Bekim Krashin, drejtorin Rajonal të Arsimit, Drini Gjeci, drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefin e komisariatit të Kamzës, Sali Skura, votues të paidentifikuar etj.
Në artikullin e publikuar nga media gjermane Bild, shkruhet:
“Shqipëria, një nga më të bukurat, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Evropë. Për turistët, një tip i egër dhe i lirë i brendshëm në bregdetin e Adriatikut. Por vendi është gati për të zhyten në kaos total: Ajo konsiderohet tani një vend droge, si Kolumbia në Evropë. Dhe Shqipëria e gatshme të bëhet një rrezik për Ballkanin.
Një nga arsyet: Vendi ka degjeneruar, klanet kriminale dominojnë jetën politike dhe publike. Korrupsioni është normal, edhe blerja e votave në zgjedhje.
Për disa muaj me radhë ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 duke përdorur mafian, ka blerë votat dhe mbështetësit e opozitës kanë bërë presion apo edhe penguar nga votimi…
BILD tani publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës”.
Më poshtë përmbledhja e 16 përgjimeve:
PËRGJIMI NR.1 (ARBEN KESHI DHE EDI RAMA)
Arben Keshi: Po shefi.
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnin mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.
Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?
Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!
Pergjimi 1 – Edi Rama on Vidnews.
PËRGJIMI NR.2 (ARBEN KESHI-ARTAN GAÇI)
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.
PËRGJIMI NR.3 (ARBEN KESHI – PËRFAQËSUES I PS I PAIDENTIFIKUAR)
Arben Keshi: Nga u zhduke?
0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasie Leshi
Arben Keshi: Po çfarë thotë?
0685922860: Nuk do ia Refiku
Arben Keshi: Po në rregull, mirë
0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu
Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.
0685922860: Ok, mirë.
PËRGJIMI NR.4 (ARBEN KESHI – QYTETARI)
Arben Keshi: Hë mo
Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?
Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini
Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im
Arben Keshi: Po ça ka ai?Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Arben Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.
Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Arben Keshi: Po e kam parasysh
Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.
Arben Keshi: po
Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.
Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…
Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.
Arben Keshi: S’e kam parë.
Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego
Arben Keshi: Mirë
Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut.
Arben Keshi: Në rregull
Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.
PËRGJIMI NR.5 (ARBEN KESHI – DY PERSONA TË PAIDENTIFIKUAR)
Arben Keshi: Hë mo?
Personi tjetër: A ndenjte? Ej, për zotin s’ka lëvizur hiç.
Arben Keshi: Jo s’ka lëvizur hiç. Ato që janë janë ashtu, mos u ngatërro me Tanin dhe me ata. Se Uruçi s’ishte fare në listë.
Personi: Më mori Nexhipi mua
Arben Keshi: Nexhipi, nuk ka qenë në listë. Më jep emrin të të them unë, të pyes.
Personi tjetër: Një second.
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
Personi: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë me këtë? Iu ke dhënë gjë s’ju ke dhënë gjë?
Personi: Po po të dyve.
Arben Keshi: Po ai ka ardhur këtu, thotë s’kam marrë gjë.
Personi: Ka ardhur Xhabiri? Merre me vete?
Arben Keshi: Ok.
Arben KeshI: E kea ty apo flet kot ai?
Personi 2: Jo, por po do ti e sjell.
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete. Unë i thashë e kam këtu. Ai thotë merre me vete, unë ja kam dhënë.
PËRGJIMI NR.6 (ARBEN KESHI – QYTETAR I PAIDENTIFIKUAR)
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.
Numri 0686913636: Ah, dëgjo.
Aben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.
Arben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet
Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën
Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: A mbarove
Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…
Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.
Numri 0686913636: Ok.
PËRGJIMI NR.7 (ARBEN KESHI – DRINI GJEÇI)
Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi:Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?
Drini Gjeci: Mirë.
Arben Keshi: Është mirë puna?
Drini Gjeci: Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.
Drini Gjeci: Ja t’i marr Drini në telefon tani.
PËRGJIMI NR.8 (ARBEN KESHI – SALI SKURA)
Arben Keshi: Urdho
Sali Skura: Shef Beni si të kam? Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala i Kamzës jam
Arben Keshi: Hë mo çkemi?
Sali Skura: Si të ka vllai?
Arben Keshi: Mirë si ia kalon ti?
Sali Skura: Hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajd mo lodh
Sali Skura: Si ka shku?
Arben Keshi: Po mirë duket, na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po e di
Arben Keshi: Bllokoni autobusat e Kamzës o shok
Sali Skura: Po pra nesër do vëmë postoblloqe policie, nga ora 03:00-03:30 kanë mend me u nis.
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa njerëz janë nis?
Sali Skura: Nga ora 03:30 do nisen…I kemi marrë do masa…
Arben Keshi: Sa? A janë shumë?
Sali Skura: Po për zotin se di te 400 450 veta.
Arben Keshi: I ka organizue Xhelali ë?
Sali Skura: Po i ka organizu Xhelali të gjithë i ka çu sonte te turizmi në Lurë, më kupton?
Arben Keshi: E kuptova
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Po Maqellara mirë duket se sika nga Kamza atje, sika nga krahu i Xhelalit.
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reçi besoj
Sali Skura: Lura, Reçi, gjithë krahu, gjithë ajo krahina atje. Po besoj që komisionerët i ke të gjithë në thes?
Arben Keshi: Po po
Sali Skura: Po qyteti si duket qyteti?
Arben Keshi: Qyteti mirë është, veç kjo pjesa këtej më Lurë Reç që bie Xhelali meee
Sali Skura: Po po, Melita nuk mund të bëj asgjë ë? me këto kodet me njëri-tjetrin ë?
Arben Keshi: Jo jo vlla nuk bëjnë do gjë atje.
Sali Skura: Se i pamë i ndoqëm sot gjithë ditën mo që në mëngjes, hajd të uroj fitoren.
Arben Keshi: As që bëhet fjalë me 450 vetë. Po sot ka ardh me njerëzit e tij ai në Lurë?
Sali Skura: Po po me njerëzit e vetë me këto minibusat. Kemi vendos postblloqe në 3 vende, dhe dje e bëm.
Arben Keshi: hmm e kuptova, mirë vetëm kjo pjesa e informacionit te këto zona, Lura, ta dimë pak a shumë.
Sali Skura: Po po kemi shenja që mund të shkojnë nga krahu këtej
Arben Keshi: Po po rrugës së parë që i bien andej po.
Sali Skura: Po
Arben Keshi: Mirë shoku mirë rrofsh
Sali Skura: mirë Beni suksese me fitore
Arben Keshi: Kalofsh mire.
PËRGJIMI NR.9 (ARBEN KESHI – SHEF I KOMISARIATIT KAMËZ, SALI SKURA)
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne?
Sali Skura: Çkemi, si ia çove?
Arben Keshi: Mirë, si ia kalove ti?
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po, po, po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas, a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: S’e di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo, jo, nja 7 i bllokuam. Po, po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi.
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.
PËRGJIMI NR.10 (GJIKNURI – ARBEN KESHI)
Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër.
Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një fugon të jetë aty.”
Arben Keshi: Mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.
PËRGJIMI NR.11 (PJERIN NDREU – DRINI GJEÇI)
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerini: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini: Po Pjerin, si ja kalove?
Ndreu: A je mirë, si ja çon?
Gjeçi: Mirë jam mirë
Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Ti thuaj shkollës të deklarojë votën hapur, se ata sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të këndshme. Deklaro voton hapur atje, se ndryshe ditën e hënë tregoja se ku fluturon.
Gjeçi: Reshat Elezaj?
Ndreu: Po.
Gjeçi: Flas unë tani me të.
Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ose të gjejë një vend ku të fshihet.
Gjeçi: Rri pa merak, se e mbuloj unë këtë punë.
PËRGJIMI NR.12 (DRINI GJEÇ – DREJTORI I SHKOLLËS RESHAT ELEZI)
Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.
Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull!
PËRGJIMI NR.13 (DRINI GJEÇI – LAVDRIM MURATI)
Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Murati: Po.
Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.
Murati: Urdhro.
Gjeçi: A ke votuar?
Murati: Jo akoma.
Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Gjeçi: Çfarë radhe?
Murati: Radha or ti.
Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Murati: Ça flet o Drejtor?
Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.
Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.
Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Murati: Në rregull.
PËRGJIMI NR.14 (DAMIAN GJIKNURI – BEKIM KRASHI)
Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi
Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore.
Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfirmon se do e bëjë ai dhe do merret ai me mënjëherë me këtë.
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.
Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..
Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti
…
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak.
PËRGJIMI NR.15 (BEKIM KRASHI – PERSON I PAIDENTIFIKUAR)
Përgjimi 15-Bekim Krashi
Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40-çe apo 30-çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij t’i japim një 60-70 mijë leksh.
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus.
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20.
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim.
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo.
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon.
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani.
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim!
PËRGJIMI NR.16 (VOTUESI – BIZNESMENI BEKIM KRASHI)
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë.
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam.
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini.
Votuesi: Me çfarë do votojmë, qysh ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër…
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T’u ardh jam.
Votuesi: Hajde pra hajde!