E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit.

I ftuar në emisionin “ABC News”, në datën 5 Maj gazetari deklaroi se ekzekutimi i vëllezërve në Durrës është i njëjtë me një sërë ekzekutimesh. Ai e krahasoi atë me ngjarjen e vitit 2019 në Bradashesh ku është goditur makina e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas rumun.

“Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrasësish që ka kryer vrasjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrasje të tjera. Siç është vrasja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeajt (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shenjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët.

Atentati tjetër ishte ai i korrikut të 2019 ku në fshatin Paper në aksin Elbasan-Peqin ku u është bërë atentat vëllezerve Brahio Klevi dhe Aldo ku humbi jetën Klevi dhe u plagos rëndë vëllai i tij dhe në rastin konkret nuk u bë i mundur zbulimi i autorit. Gjithashtu atentati tjetër është Andi Zylifi i cili kishte ardhur në 10 dhjetor nga Holanda dhe tre ditë më vonë është vrarë ai ishte kushuri i Endrit Alibeaj, gjithashtu në gusht të vitit 2019 Sherif Vlashi që është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa, sapo kishte ardhur në Shqipëri.

Të gjithë këto ngjarje Elbasan, Durrës dhe Peqin tregon se i njëjti grup ka goditur jo për llogari të vet, pasi nuk më rezulton se kanë një bandë mbi krye por funksionojnë në bazë të porosive, nëse do të ishte mbajtë pak më shumë i fshehtë emri i bashkëpunëtorit Klevis Alla do të bëhej më i mundur zbulimi i pjesëtarëve të tjerë që kanë bërë një seri vrasjes.

E kam thënë dhe më parë se kemi të bëjmë me një grup ekzekutorësh që largimin nga skena e krimit e kishim pa gjurmë përveç në rastin e Bradasheshit. Dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Haxhia ato nuk e dogjën makinën”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...