E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

“E mbivlerësojnë për shkak të politikës”, Rezarti flet për Gaz Pajën

Rezart Veleshnja dha një deklaratë provokuese në sfidën “Shiko kush përgjigjet” në “Shiko kush luan”, duke thënë për kolegun e tij Gaz Paja se është mbivlerësuar, kjo për shkak edhe të angazhimit të këtij të fundit me politikën.

Rezarti mjaft i drejtpërdrejtë me reagimin e tij, teksa ishte në “Shiko kush luan”, i habiti të gjithë me emrin që shprehu. Ai tha se Gaz Paja, që është edhe kolegu i tij në “Portokalli”, është i mbivlerësuar.

Këtë përzgjedhje ai e shpjegoi me faktin se Gazi është bërë pjesë e politikës, që gjithmonë paguan shumë për t’i bërë artistët pjesë të saj, dhe për të pastruar emrin në këtë mënyrë.

“Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë dhe e pastrojnë me emra të artit, dhe me këtë rast e mbivlerësojnë se duhet ta paguajnë”, u shpreh Rezarti.

Kaq mjaftoi që kjo deklaratë të bënte xhiron e rrjetit. Duke marrë shkas edhe nga lajmet që qarkulluan në median rozë, ai shfajësohet duke thënë se është keqinterpretuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...