E premte, 30 Tetor, 2020
20 C
Tirana

“E futën në morgun e akullt si trup të pajetë, pas aksidentit të tmerrshëm”, Rama rrëqeth me historinë e jetës së Behgjet Pacollit

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i...

Kreu i qeverisë Edi Rama, i ka uruar ditëlindjen e 69-të Behgjet Pacollit. Një biznesmen dhe një politikan po aq i suksesshëm, e ndërsa kreu i qeverisë e konsideron një njeri shumë special.

Ai nuk i ka kursyer fjalët për ta uruar atë. Me një shënim të gjatë në Facebook, Rama përshkruan uljet dhe ngritjet e Pacollit në jetë, ndërsa e konsideron atë fenomen suksesi në botën shqiptare.

Në një status të ndjerë, kryeministri shprehet se nuk e di ç’do të kishte menduar për Bexhetin, sikur të mos e kishte pasur fatin ta njihte.

“Qielli është kufiri”, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, citon më tej Rama. Duke treguar jetën e Pacollit mes rrjeshtave, Rama thotë se shumë gabojnë kur mendojnë se ai është thjesht një pasanik, që mund të kyçet kollaj në kornizën klishe të biznesmenit politikan.

Statusi

#EDHE100

BEHGJET PACOLLI bën sot plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput nga “pista” e oborrit të shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme… nga Luganoja e pasanikëve të mbrojtur prej sekretit të vjetër bankar zviceran, në Moskën e klientëve pasanikë të pushtetit të dalë nga gryka e tankut mbi parlamentin e sovjetëve; nga zyra e Jelsinit në zyrën e Sllobos e nga Kremlini për firmosjen e kontratës së restaurimit, në Prishtinë për vendosjen e firmës mbi dokumentin e pavarësisë së Kosovës; nga Astanaja e kantiereve guliveriane të Sulltan Nazarbajevit, në Shën Tropenë e pushimeve luksoze të Brizhidë Bardosë e të qenve të saj të dashur; gjithnjë me ca ndalesa të befta e gjithnjë më të shpeshta në Shqipëri, nga koha kur këtu hante pula gurë e Bexheti donte t’i vinte Hotel “Dajtit” 5 yje në ballë, në kohën kur guri këtu hante pulat dhe Bexhetit ia morën Hotel “Dajtin” në mëngjes, pasi ia dhanë në darkë… e kështu deri sot e gjithë ditën, ai ndalet në Shqipëri, sa herë i duhet të prekë tokën e të shohë detin.

Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk.

Lexo edhe :   Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 8 eurodeputetë letër kryeministrit Rama
Lexo edhe :   Mediu: Rama kundër BE-së, shqiptarët të rrëzojnë regjimin e tij

Çfarë historie fluturimi i tij nga krahët e vdekjes në morgun e akullt, ku e futën si trup të pajetë pas aksidentit të tmerrshëm apo rënia e tij pikiatë në dashurinë e llahtarisur me Anën dhe ringritja në fluturim për të ikur prej saj! Çfarë historie ngjitja e tij në Presidencën e Republikës së Kosovës dhe rënia prej asaj maje sa hap e mbyll sytë! Çfarë historie rishfaqja i tij në Marecin e braktisur nga të gjithë, për të ndërtuar shtëpitë e mëdha për krejt vëllazërinë dhe shpërngulja e kompanisë së tij në Kazakistan, për të ndërtuar një kryeqytet nga e para!

Nuk e di ç’do të kisha menduar për Bexhetin sikur të mos e kisha pasur fatin ta njoh, po me siguri do kisha gabuar, keq, siç gabojnë me sa kam parë ata që kujtojnë se ai është një pasanik si ca të tjerë, që mund të kyçet kollaj në kornizën klishe të biznesmenit politikan. Pa lidhje!

Bexhet Pacolli është një njeri shumë special dhe të gjitha ato që i kanë ndodhur, megjithë pasurinë e tij, janë si shtëpia e tij mbresëlënëse në Hajvali, me faltoren e bukur të nënës së vdekur ngjitur me banesën ku mungon ai vetë, Bexheti, djali harrakat që s’është në shtëpi po gjetkë, në një fluturim që vazhdon. Sepse as pasqyra e tij më besnike dhe as vlera e vet më e madhe s’është as ajo që ka, as ajo që bën, po është ai vetë, si njeri, të cilit ia uroj megjithë zemër të rrojë sa më gjatë, për veten, familjen, fëmijët e mrekullueshëm, e për këdo ka fatin ta njohë siç është, boll që të mos synojë ta kornizojë.

#TëRRALLË

#EDHE100💐BEHGJET PACOLLI bën sot plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u…

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 28 août 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Italia regjistron numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë

Italia ka regjistruar një tjetër rekord negativ ditën e sotme sa i takon pandemisë Covid-19. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj raportojnë për  31,084 raste të...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Roskovec/ Grabitje me armë zjarri në një dyqan

Pronarja e një dyqani është grabitur nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në Roskovec të Fierit. “Shtetasja D.V,  ka njoftuar...

Rriten rastet me covid, rritet dhe numri i gjobave për maskat

Rekord gjobash janë vendosur për thyerjen e mbajtjes së detyrueshme të maskës në 24 orët e fundit. Me rritjen e rasteve me Covid-19, policia ka...

Mediu: Rama kundër BE-së, shqiptarët të rrëzojnë regjimin e tij

Partia Republikane ka zhvilluar nje takim me kordinatorët e saj në zonën 7 në kryeqytet. Në fjalën e tij, kryetari i partisë, Fatmir Mediu tha...