Këngëtarja Bebe Rexha do të prezantojë në spektaklin e madh të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Video Music Awards 2020’. Mediat e huaja bëjnë me dije se në listën e personaliteteve të njohura që do të ndajnë çmimet, do të jetë edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cila do të jetë një nga të ftuarat për të prezantuar një çmim ose një performancë. Dy shqiptare janë të nominuara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.