Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“E dhunoi burri, i mori pasurinë”, motra kërkon përballje me ish-kunatin (video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“E dhunoi burri, i mori pasurinë”, motra kërkon përballje me ish-kunatin (video)

Sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u rrëfye një 50-vjeçare nga Dibra, e cila tregoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të motrës së saj 44-vjeçare. Gruaja bëri apel për ndihmë dhe kërkoi ballafaqim me kunatin, pasi ky i fundit pas 14 vitesh martesë e ka braktisur të motrën dhe e ka lënë në “qiell” të hapur.

“Sa herë vinte motra në verë, ishte e mërzitur, por neve nuk na shfaqte asgjë. Ajo mendonte që të mos u krijonte shqetësime vëllezërve dhe arriti deri atje sa i bëri dëm vetes. Kur shkova atje ku jetonte motra, çuditesha si jetonte e izoluar. Burri ishte autoritar, ajo thoshte vetëm ‘po’ dhe ‘jo’. Ajo kishte marrë rrobat, kishte prerë biletën dhe erdhi. E pritëm unë dhe motra në Rinas, ishte e prerë, nuk thoshte asgjë.

Motra e madhe me mamin u nis që të shkonte në Kamëz, t’ju thoshte njerëzve të tij për atë që kishte ndodhur, por ai telefonoi motrën dhe tha që s’kishte punë me ta. Në Itali motra e ka denoncuar 3 herë dhunën, herën e fundit që ka ardhur ka qenë jashtë normalitetit. Kunati nuk pranonte të fliste për dhunën, një gjë të vogël na thoshte, ju e bëni të madhe. Ai thoshte se motra ime bën vetë ashtu, ankohet, ai nuk e bënte asgjë.

Kunati më ka marrë në telefon, dhe më ka thënë “unë jam ndarë nga motra jote, me mua s’ka punë më”. Unë nuk fajësoj njerëzit e kunatit, por atë vetë, ata ndoshta nuk kanë pasur dijeni fare”, tha ajo.

E motra jeton aktualisht në Itali, por kjo e fundit nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike rrëfeu vuajtjet e shumta të martesës së gjatë, nga e cila doli e mundur fizikisht dhe mendërisht. Gruaja është kuruar disa herë nga depresioni në Itali. Ish-bashkëshorti ka kryer divorcin, dhe përpara se të ndërmerrte këtë hap, është siguruar që pasuria e vendosur në martesë të kalojë në emër të familjarëve të tij, në mënyrë që gruaja të mos përfitonte asgjë nga ndarja.

Preteksti, sipas motrës së 44-vjeçares, që kunati ka gjetur për t’i dhënë divorcin është akuza që ky i fundit ka ngritur kundrejt motrës së saj është sikur kjo e fundit kishte njohur dikë tjetër. Aktualisht, ai ka krijuar një tjetër familje, por motrat duan të përballen me të.

Bardha: E kam denoncuar edhe te policia italiane dhunën e burrit, nuk kam pasur asnjë lidhje me shtetasin italian, ishte shoku i tij kaq.

Motra: Njerëzit e burrit tënd erdhën në shtëpinë tonë, dhe na thanë që t’i ishe martuar me italianin.

Bardha: Jo nuk është e vërtetë. Jetoj në Milano, por që nga ndarja me bashkëshortin, nuk jam mirë me shëndetin dhe po kurohem. Jam e paaftë për të punuar, tani bashkëjetoj me një shtetas italian. Ndarjen e kemi bërë bashkë me ish-burrin, sepse ai kishte avokat, ndërsa unë s’kisha mundësi.

Motra: Unë si motër dua të di të vërtetën, neve na kanë ardhur 3 veta në shtëpi, dhe na kanë thënë që motra juaj është martuar me italian, motra ime e mohon këtë gjë tani dhe s’e kam idenë. Unë dua që ish-kunati të paguajë dëmin që ka shkaktuar, të na dalë neve para dhe të pranojë atë që ka bërë dhe të kërkojë falje. /BalkanWeb

 

Tags: dhunegruajakunatimotrapasuria

TË LIDHURA

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë
Aktualitet

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë
Aktualitet

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra
Aktualitet

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Next Post
“Si guxoni?” Udhëheqësit botërorë mblidhen pas kritikave të aktivistes adoleshente

“Si guxoni?” Udhëheqësit botërorë mblidhen pas kritikave të aktivistes adoleshente

“S’dimë si do na vejë halli. Jemi në dorë të Zotit”, qytetari i ankohet Berishës (video)

“S’dimë si do na vejë halli. Jemi në dorë të Zotit”, qytetari i ankohet Berishës (video)

Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla

Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

by mirseda
18:54 | 07/01/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura. “Administrata Trump...

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com