E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

“S’dimë si do na vejë halli. Jemi në dorë të Zotit”, qytetari i ankohet Berishës (video)

Një tjetër qytetar ka shtrirë dorën për ndihmë, pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga reshjet e shiut, të rëna gjatë ditës së djeshme. Siç shikohet qartë edhe në pamjet e filmuara nga qytetari digjital, ai e vë në dijeni ish-kryeministrin Berisha se situata është kritike. Qytetari thotë se si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Lana dhe nga bllokimi i pusetave, thuajse e gjithë ‘Unaza e Re’ është përmbytur. Uji ka hyrë në të gjitha katet e para të banesave, duke sjellë dëme kolosale.

Statusi

E papergjegjshme! Mediat fshehin permbytjen e shtepive nga dalja e Lanes dhe indiferencen kriminale te Lal Plehut!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr. Berisha. Uroj te jeni mire. Nga dalja e lumit Lana dhe nga bllokimi i pusetave te bashkise se plehut, pothuajse e gjithe Unaza e Re eshte permbytur. Uje ka hyre ne te gjithe katet e para te banesave. Jane lajmeruar Zjarrefikset qe ne oren 04:30 te mengjesit dhe nuk erdhen dhe nuk kane per te ardhur kurre. Jane lajmeruar mediat por mesa duket do perhapin panik dhe do perfundojne pas hekurave, ndaj dhe ngurrojne te vin. Policia i shfajesonte duke thene “jane ne gjume”. Nuk ka turp me te madh. Duhet shpallur urgjent gjendje e jashtezakonshme. Nuk e dim si do na vej halli me gjithe keto reshje shiu qe po bien. Jemi ne dore te Zotit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...