Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dyshimet e forta për vdekjen e 17-vjeçares, avokati: U bë një vrasje dhe u kamuflua si aksident

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Dyshimet e forta për vdekjen e 17-vjeçares, avokati: U bë një vrasje dhe u kamuflua si aksident

Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidentit që i mori jetën vajzës së saj 17 vjeçare Ana. Ngjarja ka ndodhur në 15 Mars 2019 në plazhin Borsh.

Dy të rinjtë që u përfshinë në aksident ishin me makinën e familjes së vajzës, pasi familjet ishin në dijeni të lidhjes së Anës me të riun Roberto Dhuli. Atë pasdite rreth orës 17:00 çifti i të rinjve ishin anës plazhit dhe në mënyrë të çuditshme makina del nga kontrolli dhe bie në një kanal kullues në anë të rrugës.

Automjeti kthehet përmbys dhe si pasojë humb jetën 17-vjeçarja, ndërsa djali shpëton. Nëna e të ndjerës ka dyshime për humbjen e së bijës.

“Na thanë që ka qenë vajza shofere dhe ajo e bëri aksidentin. Mirëpo shumë gjëra nuk më lidhen në këtë pjesë dhe e dyshoj. Rruga është një gjerësi shumë e madhe. Kishin mundësi të mos binin në kanal, të frenonin, të ktheheshin majtas nga rëra. Dyshimi tjetër është që djali më thanë që ishte i pa lagur. Shoku i vajzës sime, njerëzit e parë që kanë vajtur më thanë që ka qenë i pa lagur. Ra në ujë dhe ishte i pa lagur. Kur e kam pyetur si ka mundësi, më tha që një çun e mora në telefon dhe më solli rrobat. Ai telefonin e kishte vënë në shtëpinë time. U gjet rruga më e thjeshtë, që ajo e kishte fajin. Të ma vërtetojë drejtësia që është siç thotë ai apo është diçka ndryshe. Unë jam 1000% e bindur që vajza ime nuk ka qenë në timon. Si ka mundësi që ti bashkë me të nuk e ndihmove”, tha Duro.

Çështja e aksidentit në Borsh duhej të hetohej nga Prokuroria e Vlorës, por në mënyrë të çuditshme, këtë dosje e mori Saranda me prokurorin Lorenc Merkuri.

Ky i fundit pas 4 ditësh e mbylli hetimin e aksidentit, duke bërë fajtore viktimën. Hetimi u shkatërrua pa filluar, pasi trupit të të ndjerës nuk iu bë autopsi, për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

“Mua nuk më pyeti njeri. Prokurori kur kam kërkuar zhvarrimin e vajzës, u ngrit dhe ulërinte, ç’janë këto që kërkoni. U zverdh, u bë lule kungulli. Nuk e kuptova reagimin e prokurorit. Isha prezente bashkë me avokatin”, tha Duro.

Apeli i Gjirokastrës i evidentoi të gjitha këto mangësi. Çështja e aksidentit në Borsh u trajtua si lojë ping-pongu, duke kaluar në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. “Stop” mësoi, se së fundi çështja ndodhet në Vlorë, në dorë të prokurores Flora Çela.

“Dua t’u them qytetarëve shqiptarë dhe zotërinjve të ONM në Tiranë, atyre të KLP, Prokurorit të Përgjithshëm, kryeprokurorit të SPAK që ta hetojnë këtë çështje se është mbuluar një krim. Është bërë një vrasje dhe është kamufluar sikur është aksident”, tha avokati Zaçe Islami. /tvklan.al

Tags: aksidentiAlketa DuroAnaBorshemisioni STOPRoberto Dhuli

TË LIDHURA

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar
Aktualitet

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

09:41 | 23/10/2025
Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën
Ekonomi

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

09:20 | 23/10/2025
Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Next Post
Tradhtia e Parë

Tradhtia e Parë

Vdekja e 17-vjeçares në aksident, nëna mes lotësh: Ana do që të prehet e qetë

Vdekja e 17-vjeçares në aksident, nëna mes lotësh: Ana do që të prehet e qetë

A mund të anëtarësohet Ukraina në BE?

A mund të anëtarësohet Ukraina në BE?







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!
Bota

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!

by mirseda
09:44 | 23/10/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon në mënyrë të bashkuar për...

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

09:41 | 23/10/2025
Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

09:20 | 23/10/2025
Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

22:17 | 22/10/2025
Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com