Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dyfytyrësia e politikanit në opozitë dhe kur vjen në pushtet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin me njerëzit e 11 dhjetorit

Nga: Nikoll Lesi

Në këto 30 vite në media e në politikë kam parë se si janë në opozitë, shumica e politikanëve vendimmarrës që kanë patur apo kanë në duar fatet e vendit. Realisht, vetëm në opozitë janë të përkujdesuar deri në sforcim respekti për median e lirë, servilë, interesaxhinj, që vinin dhe thonin se “ju po bëni histori”, “se kur të vijmë në pushtet do vendosim rregulla konkurence të barabarta” etj.

Një mori premtimesh për një demokraci funksionale. Një pjesë jo të vogël të tyre “KOHA JONË” i ka mbajtur edhe me “bukë”, pasi lekët e shitjes masive të gazetës shkuan edhe te orenditë që mbajnë nëpër shtëpi, natyrisht e meritonin se ishin paga dhe honorare. Por sapo vijnë në pushtet harrojnë sepse lidhen me ata që u servilosen, pasi nuk duan kritika.

Duan vetëm lavde dhe vetëm ato media ku ndërthuren interesat e pushtetit me ato të pronarëve të medias.

Një pafytyrësi shembullore shqiptare nga ky soj politikanësh, të cilët i kam parë në opozitë se si të rrijnë, bile edhe duke të hedhur sheqerin në kafe kur kishin nevojë për tu evidentuar apo mbrojtur nga pushteti.

Dhe sapo vinin vetë në pushtet, harronin. Bile tjetërsohen. Në mos edhe të sulmojnë apo punojnë për të falimentuar, sepse nuk kanë më interes për ndihmën tënde, të dikurshme.

Harresa nuk ishte të shpërblimi pasi çdo media serioze e mban vetë shtyllën kurrizore dhe orientimin editorial. Harresa ishte se edhe ata që ishin opozitarë të radhës sa vinin në majë të pushtetit vepronin si paraardhësit, apo edhe mos më keq.

Pikërisht opozitarët bëhen më keq se sa pushteti që rrëzojnë.

Të paskrupullt dhe pisa si njerëz!

Natyrisht që faji mbetet edhe për ne si media të lira që u kemi dhënë “pushtet” publik. Por faji ishte se nuk i njihnim dhe se opozita si rregull duhet përkrahur e ndihmuar, pasi nëse një vend nuk ka opozitë të fortë atëherë pushteti bën si të dojë me qytetarët e thjeshtë.

E keqja mbetet se kështu kanë vepruar krejt opozitat që nga viti 1992 e këtej.

Sa janë pa pushtet e duan pushtet vijnë e trokasin te mediat e pa lidhura me interesa me pushtetin.

Kam parë shumë, realisht, nga ky soj.

Edhe njëherë një sqarim: Media e lirë kërkon vetëm zbatim ligji dhe konkurrencë të lirë.

Prapë sot kemi një Opozitë që vepron si të tjerat opozita tash 30 vite.

Hajde e besoji edhe këta!

Ndaj shoqëria shqiptare ka nevojë për një reformim total të kësaj klase politike.

Tags: demokraciaNikoll Lesiopozita

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Shoferët me veshje Krishlindjesh do të gjobiten me 5 mijë paund

Shoferët me veshje Krishlindjesh do të gjobiten me 5 mijë paund

Rama shpërndau këngën e Fifit, reagon Flori: S’jemi në forume politike

Rama shpërndau këngën e Fifit, reagon Flori: S’jemi në forume politike

Refleksione për shqiptarin e mirë

Refleksione për shqiptarin e mirë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com