E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Rama shpërndau këngën e Fifit, reagon Flori: S’jemi në forume politike

Kreu i qeverisë Edi Rama postoi një video në Instagram, ku dukej pamja magjepse nga Valbona e mbuluar nga dëbora. Ajo çfarë tërhoqi vemendjen nuk kishte të bënte me këtë pamje përrallore, por kënga e cila dëgjohej në sfond. Kaq mjaftoi që të aludohej se Rama ishte një fans i zjarrtë i Fifit, e cila e krijoi këtë këngë gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.

Pas këtij postimi të kryeministrit, fansat i kanë lënë komente apo mesazhe të shumta kantautorit të njohur, Flori Mumajesi. Ky i fundit ka vendosur që të reagojë duke ripostuar në “Instagram”-in e tij postimin e Ramës. Ai ka paralajmëruar se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje në profilin e tij.

“Bllok e ka kush fillon e shpërthen në komente pa lidhje në profilin tim ! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Këtu nuk jemi në forume politike të asnjë partie dhe të asnjë programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht këngën”, shkruan Flori Mumajesi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...