Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dy vëllezërit zihen për një derë, por në fund zbulohet se… (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Dy vëllezërit zihen për një derë, por në fund zbulohet se… (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar sonte problematikën mes dy vëllezërve në lagjen “Haxhias” të Elbasanit. Bëhet fjalë për pronën e familjes Ruçi, që përbëhet nga bashkëshortët Hanife e Sali Ruçi, si dhe tre fëmijët; Vjollca, Eduard e Shkëlqim Ruçi.

Nga viti 2005 deri më sot, kjo familje ka aplikuar për leje tek ALUIZNI, por nuk është pajisur me këtë dokument. Eduardi tregon se në vitin 2014, i vëllai Shkëlqim Ruçi, del me legalizim tek oborri i tij, madje ka marrë edhe tapi.

Kur Eduardi ishte bashkë me familjen në Greqi, vëllai i tij i mori çelësat komshiut dhe ndërtoi një mur pa leje, duke i marrë oborrin e shtëpisë dhe duke e lënë atë pa derë.

Eduard Ruçi: “Kam ndërtuar shtëpinë në 2005. E kam çuar tek ALUIZNI për legalizim dhe akoma s’kam marrë asnjë përgjigje. Tani na del një dokument që Shkëlqim Ruçi ka tapi shtëpie këtu. Në 2013 i kisha lënë çelësat komshiut sepse jetoj në Greqi, vjen Shkëlqim Ruçi, prish portën kryesore edhe bën këtë murin. Shkova te policia, i thashë ejani hapni portën se do hyj në shtëpi. Më vjen njoftimi i IMT, që këtë derën do ta heqin fare. Drejtoria e ALUIZNI-t më tha që është interesuar Shkëlqim Ruçi për këtë legalizim. Në 2014 ka përfituar pronë me gjyq. Nuk isha njoftuar dhe s’kam pasur gjyq”.

Pas denoncimit, Inspektoriati Ndërtimor ia prish si ndërtim pa leje dhe pas pak kohësh, ai pajiset me leje legalizimi për një truall tjetër aty pranë.

Specialisti: Është problem, ne kemi dash biles edhe të heqim portën këto ditë.

Qytetari: Po!

Specialisti: Po duke qenë se u hap problem i distancës me “Aluiznin” dhe me këto, edhe e lamë njëherë.

Vetë Shkëlqim Ruci shprehet se ka aplikuar për një copë toke dhe i është aprovuar. Tani gjithë problemi është tek dera.

Shkëlqim Ruçi: “Në vitin 2013 unë bëra një avli këtu. Po nuk e bëra me leje ngaqë nuk kishte dalë certifikata e pronësisë. Ngaqë kishim konflikt që nuk merreshim vesh me njëri-tjetrin, edhe unë bëra një avli. Ky tani vajti tek Inspektoriati i Policisë Ndërtimore edhe ma prishën avlinë mua me qëllim që e kisha bërë pa leje. Mirë që më shembi avlinë, por më hoqi dhe portën”.

Shkëlqimi thotë se në fillim kanë qenë dy dyer, kurse motra e tij e kundërshton, duke i thënë se ka qenë vetëm një derë ekzistuese. Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” shkon dhe interesohet në Policinë e Elbasanit, por aty i japin një tjetër përgjigje që nuk kishte lidhje me pyetjen e saj.

Gazetarja: Kërkova informacion të detajuar, përsa i përket Eduard Ruçit dhe Shkëlqim Ruçit. Të dy kanë deklarata të ndryshme: Eduardi thotë për Shkëlqimin, Shkëlqimi për Eduardin. Kush e ka bërë më parë kallëzimin për prishje dhe shkatërrim prone për derën? Se kam ngel edhe unë e paqartë me këtë përgjigjie. Jeni të vetëdijshëm, që sa me kuptim, e keni kthyer këtë përgjigje pa kuptim?!

Zëdhënësja: Unë s’bëj kthim përgjigje! (Qesh)

Gazetarja: Ai, që e ka bërë!

Gazetarja u interesua më pas në zyrat e ALUIZNI-t të Elbasanit, ku aty u zbulua dera për të cilën konfliktohen dy vëllezërit është në truall shtetëror dhe duhet të shembet.

Përgjegjësi i ALUIZNI Elbasan: Parcela ndërtimore e Shkëlqimit nuk e përfshin portën ku pretendohet për heqjen apo mos heqjen e derës. Le ta marri informacionin tek ne dhe të veprojë IMT-ja. Sipërfaqja që zë dera dhe rreth saj është një sipërfaqe trualli shtetëror e konfirmuar nga ZRPP me status juridik. /tvklan.al

 

Tags: deraElbasanvellezerit

TË LIDHURA

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale
Aktualitet

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

20:02 | 30/05/2025
“‘Akt vandalizmi’: Sulmohet tabela për Ilaria Sulën, reagime të forta”
Aktualitet

“‘Akt vandalizmi’: Sulmohet tabela për Ilaria Sulën, reagime të forta”

19:59 | 30/05/2025
“Bino për helmimin në Gramsh: Vezët me salmonelë s’janë fajtorë”
Aktualitet

“Bino për helmimin në Gramsh: Vezët me salmonelë s’janë fajtorë”

18:57 | 30/05/2025
Next Post
Denar Biba: Zguri ndryshoi mendje për hetimin, kërkesa e tij nuk ka bazë ligjore

Denar Biba: Zguri ndryshoi mendje për hetimin, kërkesa e tij nuk ka bazë ligjore

Bilisht, farmacitë 4 muaj pa insulinë. Diabetikët luten për jetë (Video)

Bilisht, farmacitë 4 muaj pa insulinë. Diabetikët luten për jetë (Video)

“Sherrxhinjtë te gardhi”/ Flet Xhafaj për 30 qershorin: Koha për Reformë Zgjedhore

“Sherrxhinjtë te gardhi”/ Flet Xhafaj për 30 qershorin: Koha për Reformë Zgjedhore

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale
Aktualitet

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

by mirseda
20:02 | 30/05/2025
0

Është ngacmuar nga dy 14-vjeçarë, të cilët edhe e kanë filmuar në ato momente 12-vjeçaren dhe videot...

“‘Akt vandalizmi’: Sulmohet tabela për Ilaria Sulën, reagime të forta”

“‘Akt vandalizmi’: Sulmohet tabela për Ilaria Sulën, reagime të forta”

19:59 | 30/05/2025
“Për Gazën, Barcelona pezullon marrëveshjen me Tel Avivin”

“Për Gazën, Barcelona pezullon marrëveshjen me Tel Avivin”

19:57 | 30/05/2025
Kjo është ‘përgjigjia’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

Kjo është ‘përgjigjia’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

19:12 | 30/05/2025
“Bino për helmimin në Gramsh: Vezët me salmonelë s’janë fajtorë”

“Bino për helmimin në Gramsh: Vezët me salmonelë s’janë fajtorë”

18:57 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com