pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobettipobetbetasusdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Bilisht, farmacitë 4 muaj pa insulinë. Diabetikët luten për jetë (Video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Insulina është jetë për të gjithë të sëmurët me diabet. Por Astrit Bregu nga Bilishti është përballur me mosmarrjen e sasisë së duhur të insulinës nga farmacitë e Bilishtit. Në farmaci Astriti i kanë dhënë vetëm 2 sasi Novomix me rimbursim, nga 5 që ka nevojë.

Për të tjerat i thonë, se duhet t’i blejë. Astriti tregon, se nuk e përballon dot blerjen, pasi jeton me kemp, por në farmacitë e Bilishtit, medikamenti në fjalë, mungon prej më shumë se 4 muajsh.

Astrit Bregu: Unë jam i sëmurë më diabet dhe më takojnë 5 insulina, me anë të  recetës së mjekut të familjes. shkoj në farmaci dhe më japin 3 ose 2. E pyes si i bëhet halli? Më takojnë 5 me recetë pse më jep 2 ose 3 dhe përgjigja është ose ti ble vetë ose ti gjejmë ndonjë… me mik.

Më thotë farmacistja: Nga ana ime të jap 1 ose 2…

Kam prej 5 muajsh që kam mungesë së insulinës. Unë jam me kemp dhe marr vetëm 70 mijë Lekë në muaj. Ato ti mbaj ushqime, për drita ujë, e apo ti ble ilaçe.  Dua të me ndihmoni që ti marr me rimbursim insulinat që nuk i marr dot…

Në farmaci dhe spital e pranojnë këtë problem, por thonë, se përgjegjësia nuk është e tyrja.

Farmacistja: Ngaqë kisha gjendje dy, sistemi, kur receta thotë 5 nuk i merr, ato dy ia kam dhënë falas. Urdhëro vëlla hidhe hallin!

Gazetarja: Po mirë ti ke dy, vetëm dy ke në farmaci?

Farmacistja: Dy kisha. Farmacia thotë s’kam e s’të jep. Po unë, ngaqë e kam të njohurin tim, e kam bërë këtë duke…

Gazetarja: Po ja, është ky i njohur, po jane dhe 50 të tjerë.

Farmacistja: S’kam! S’kam dhe i kthejmë, se nuk është se unë kam depon time dhe pse s’i jep ti?

Gazetarja: Për ca periudhe ka mungesë të insulinës?

Farmacistja: Po varet.

Gazetarja: Prej sa kohësh?

Farmacistja: Nuk është në vazhdimësi.

Gazetarja: Më fal të të bëj një pyetje: sa e rëndësishmë është insulina për diabetikët?

Farmacistja: Epo është jetë, moj motër!

Gazetarja konstatoi se në farmacitë e Bilishtit  kishte mungesë së insulinës dhe ju drejtua shërbimit Endorkinologjik për të pyetur se kush e mban përgjegjësinë për ndryshimi ne mjekimit  në rast të mungese të insulinës.

Gazetarja: Është një problem, përsa i përket insulinës Novomix, që është munesë. Ju keni dijeni, që është në mungesë ky ilaç?

Mjekja: Në spital?

Gazetarja: Në farmaci.

Mjekja: Në spital nuk kemi mungesë të asaj insuline. Në farmaci ka patur, po është kaluar ajo…Farmacitë nuk varen nga spitali.

Gazetarja: Ende nuk është kaluar. Ju për shembull, jeni doktoresha endokrinologe, apo jo?

Mjekja: Po!

Gazetarja: Ju takon juve, që në rast mungese të kësaj insuline, ta ndryshoni me dicka tjetër. Sepse mua më kanë ardhur ankesa, përsa i përket mungesës dhe që ende nuk ka asgjë në farmaci.

Mjekja: Në spital nuk ka mungesë të insulinës Novomix. Në lidhje me mungesën e kësaj insuline në farmaci, nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësi e dikujt tjetër. Përsa i përket ndryshimit të terapisë, që nuk bëhet gjithmonë, se insulinat nuk janë të gjitha njëlloj, unë ndryshoj ato insulina në ata pacientë, të cilët më vijnë në poliklinikë.

Gazetarja: Ju nuk informoheni, nëqoftëse ka mungesë?

Mjekja: Jam shumë e informuar dhe pacientët i kam rekomanduar të takohen dhe me përfaqësues të Fondit, sepse nuk varen nga mua mungesat në Farmacitë e tregut.

Gazetarja: Jo nuk varen mungesat, ndryshimi i mjekimit varet nga ju, apo jo?

Mjekja: Ndryshimi i mjekimit, nëqoftëse më vjen pacienti përpara dhe me Fondin, mos kujto, se s’kam folur, se ky nuk është problemi i një dite, ka një muaj dhe më është referuar, që është zgjidhur, jo që nuk është zgjidhur./tvklan.al

 

Tags: BilishtdiabetikeFarmacitë

TË LIDHURA

Aktualitet

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026
Aktualitet

Rama promovon bujtinën “Xhaferri” në Skrapar: Model agroturizmi mes natyrës dhe traditës

21:10 | 16/07/2026
Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

20:41 | 16/07/2026
Next Post

“Sherrxhinjtë te gardhi”/ Flet Xhafaj për 30 qershorin: Koha për Reformë Zgjedhore

“Shkarkimi i Metës, çështje ditësh”/ Deklarata e fortë e Ngjelës

16 zyrtarë të ministrisë arrestohen, policia tregon shkaqet







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com