E diel, 12 Korrik, 2020
23 C
Tirana

Dy ministra në një derë

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga Mero Baze

Ka një rivalitet qesharak mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë, Cakaj, dhe ish- ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushati, të dy të një partie, rivalitet që sot ka pasur shkëlqimin e vet.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, iu gëzua rezultatit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke lënë të kuptojë se janë fituar 4, ose 3 deputetë, për shkak të punës së tij.

Në fakt, kur u numëruan votat, thjesht kanë fituar dy deputetë. Kaq depuetë i ka pas marrë Riza Halimi 15 vite të shkuara edhe nën Milosheviçin. Pra thjesht nuk ka ndonjë gjë të re nga Lugina, përveç pjestimit të partive shqiptare, nga 1 në 5.

Nuk mendoj se suksesi do varej nga Gent Caaj dhe sikur të ndodhte, pasi faktori shqiptar atje ndërkohë është përçarë, dhe as mendoj se kanë dështuar prej tij. Kështu që protagonizmi i tij në këtë pikë, është pa lidhje. Biles kjo është më shumë punë e Pandeli Majkos, se sa e tij.

Nga ana tjetër, ish- ministri i Jashtëm Bushati, që ka qenë shumë normal kur ishte ministër, është bërë edhe më qesharak se sa Cakaj.

Me sa duket ai në këtë botë ndjek pas vetëm Gent Cakajn, dhe jo se çfarë ndodh realisht.

Sapo ka parë që Gent Cakaj është lavdëruar që Lugina ka fituar 4 deputetë, ka dalë në një intervistë në një TV, dhe ka kritikuar shqiptarët në Luginën e Preshevës që kanë hyrë në zgjedhje, pasi kanë shtuar numrin e deputetëve, dhe sipas tij, kështu ndihmojnë Vuçiqin, i cili nuk kishte opozitë në zgjedhje.

Po të mos të isha i bindur që nuk udhëhiqet nga logjika, por nga Gent Cakaj , ky ish- ministër duhet të bëhej copë nga shtypi për këto broçkulla.

Së pari, përpjekja e tij për t’u shqetësuar më shumë për demokracinë në Serbi, se sa për faktorin shqiptar, është qesharake.

Ata që kanë bojktuar zgjedhjet e Vuçiq nuk janë forca pro perëndimore, as liberale, por bandat e Arkanit dhe mbeturinat e Sheshelit, një amalgamë partish fashistoide e anarkiste, që duke e ditur se humbasin zgjedhjet, thjesht i bojktojnë ato.

Në Serbi kjo është një traditë shumë e vjetër, 30- vjeçare, dhe shqiptarët nuk kanë mundur as ta rregullojnë demokracinë serbe, as ta korrigjojnë.

I vetmi para Ditmir Bushatit që ka dashur ta korrigjojë demokracinë serbe, ka pas qenë Sali Berisha më 1997, kur u bëri thirrje kosovarëve të mbështesnin protestat e opozitës në Beograd, për të shpëtuar nga trazirat në Tiranë. Por dhe ai, edhe pse e kishte për hall të vet, ishte më palën më të mirë të Serbisë, atë të Gjingjiqit, që së paku ishte pro-perëndimor.

Lexo edhe :   Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura
Lexo edhe :   Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura

Kurse kjo qarja për demokracinë e gjymtuar serbe, nga mungesa e Sheshelit në zgjedhje, është më shumë se qesharake. Ditmir Bushati ka hyrë vetë në zgjedhje pa opozitë vitin e kaluar, dhe nëse e kishte këtë ndjeshmëri, mund t’i bojkotonte, meqë nuk kishte opozitë.

Së dyti, këto thirrjet banale për unifikimin e faktorit shqiptar në Luginë, rreth një “projekti shqiptar”, janë po aq shkollareske nga çdo politikan që jepen nga Tirana, a Prishtina qoftë.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi i kanë siguruar të drejtat politike dhe duhet të luftojnë të përfaqësohen në institucionet e Serbisë. Tirana zyrtare së paku nuk mbështet ndonjë ndarje të tyre nga Serbia.

Dhe një projekt që u pëshpërit nga Hashim Thaçi, u bë copë ende pa u artikuluar, pasi u konsiderua sikur qe pjesë e planit të paqes Kosovë- Serbi. Biles Bushati mendon se kjo është arsyeja që ai është zëvendësuar me Gent Cakajn.

Tani duhet të zgjedhë që Gent Cakajn ta sulmojë, ose si politikan që do të integrojë shqiptarët në institucionet serbe, siç është kjo e zgjedhjeve, ose që ata këkron t’i bashkojë me Kosovën, se do korrigjojë kufijtë.

Duhet të zgjedhim një prej tyre, se të dyja nga inati i Bushatit nuk i mban dot Genti i vogël.

Dhe së fundmi, politika e jashtme e Shqipërisë duhet të shqetësohet vetëm për liritë politike të faktorit politik shqiptar jashtë Shqipërisë, dhe jo për të drejtat e organizimit politik të tyre.

Ajo që Shqipëria bëri me faktorin politik shqiptar në Maqedoni dy vite më parë, ishte korrekte, pasi i bashkoi ata pas zgjedhjeve, për të larguar nga pushteti një regjim që i diskriminonte shqiptarët. Kjo është korrekte dhe është në frymën e garantimit të lirive të shqiptarëve.

Këto protagonizmat lokaliste për t’u përfshirë në zgjedhjet në Tuz, në zgjedhjet në Luginë, në zgjedhjet në Kërçovë etj, ka rrezik që më shumë e dëmtojnë Tiranën zyrtare, se sa i ndihmojnë shqiptarët atje ku janë.

Lerini shqiptarët nëse janë të lirë politikisht, të bëjnë çfarë të duan. Dhe për fat, sot shqiptarët janë të lirë në Ballkan. Se në përpjekje për të bashkuar ata aty ku janë, tregoni sa të ndarë jeni këtu ku votoheni dhe paguheni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...