Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

DW: Rinisin protestat “Rama ik”, asnjë incident dhune nga opozita

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: Rinisin protestat “Rama ik”, asnjë incident dhune nga opozita

Në Tiranë opozita ka rifilluar në mbrëmjen e së hënës, (8.07.2019) serinë e protestave kombëtare antiqeveritare, duke shënuar protestën e dhjetë që nga shkurti i kaluar. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore pa asnjë akt dhune. Mijëra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullën „Rama IK”, mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit..

Kjo është protesta e parë kombëtare antiqeveritare ku slogani„Rama IK” u shoqërua me parulla që stigmatizonin Zgjedhjet Lokale 2019, të zhvilluara më 30 qershor, që opozita i cilëson si „ farsë dhe të manipuluara” dhe që pjesëmarrja e ulët e zgjedhësve në votime tregoi „braktisjen e regjimit të krimit”. Sipas opozitës vetëm 15% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa rezultati zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen është 21,6 %.

Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryezarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it , në 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën.

Basha: Zgjedhjet e 30 qershorit referendum kundër së keqes

Në fjalën e tij para protestuesve, para Kryeministrisë, kreu i PD dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha iu tha atyre, se së bashku ” do të rrëzojnë qeverisjen antipopullore dhe anti kombëtare të Ramës”. Ai i cilësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit” referendum i së keqes”.

”Në 30 qershor refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. 30 qershori është dita kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës,” tha Basha. Opozita i quan zgjedhjet lokale të 30 qershorit”farsë. moniste dhe të paligjshme”. Kryetarët e 27 Bashkive, të fituara nga PD në Zgjedhjet Lokale 2015, kanë deklaruar që nuk do t’ua lirojnë zyrën kryezarëve socialistë që fituan në Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit, ku PD dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamentit, nuk morën pjesë, gjë që mbart rrezikun e një përplasjeje potenciale mes palëve. Protesta e së hënës në mbrëmje nuk pati asnjë incident dhune. /DW

Tags: bashaDWedi ramaproteste

TË LIDHURA

Erion Veliaj  do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Aktualitet

Erion Veliaj do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

09:55 | 31/10/2025
Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie
Aktualitet

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie

09:51 | 31/10/2025
Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

09:16 | 31/10/2025
Next Post
Protesta, nga ‘Rama ik’ tek Lulzim Basha dhe Ilir Meta ‘rri’!

Protesta, nga 'Rama ik' tek Lulzim Basha dhe Ilir Meta 'rri'!

Lorenc Vangjeli sherr me Mark Markun në studio: Mos e zgjat me mua!

Lorenc Vangjeli sherr me Mark Markun në studio: Mos e zgjat me mua!

‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

A kanë sy në ballë Rama e Basha, pas zgjedhjeve greke?







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Erion Veliaj  do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Aktualitet

Erion Veliaj do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

by mirseda
09:55 | 31/10/2025
0

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës...

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie

09:51 | 31/10/2025
Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

09:16 | 31/10/2025
Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie

Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie

09:02 | 31/10/2025
Fletëthirrja e dytë, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Fletëthirrja e dytë, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:20 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com