Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Erion Veliaj do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

7 muaj ago
in Aktualitet

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë për pak orë qelinë në paraburgimin e Durrësit dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë, ku do të shqyrtohet në një seancë publike ankimimi i tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës. Seanca nis në orën 10:00, dhe relatore do jetë Sonila Bejtja. Avokatët e Veliajt janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi
Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur në nenin 62, pika c, të ligjit për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Veliaj arsyeton se neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve, dhe vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Ai thotë se mungesa e tij në detyrë ka ardhur për “pamundësi objektive” pasi ndodhet në paraburgim.

Nga ana tjetër, qeveria argumenton se Veliaj nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi për shkarkim nuk është marrë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore, dhe duke bërë kështu Gjykatën Administrative si kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Në seancë, Veliaj pritet të mbështetet edhe në një raport të Komisionit të Venecias, ku thuhet se shkarkimi i një të zgjedhuri vendor është masë e jashtëzakonshme që duhet përdorur vetëm në raste të rënda, pasi cënon autonominë vendore dhe të drejtat themelore. Raporti thekson gjithashtu se paraburgimi i zgjatur i të zgjedhurve mund të cenojë të drejta të garantuara nga Konventa Evropiane, si liria e shprehjes dhe pjesëmarrja efektive në jetën politike.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tj, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

TË LIDHURA

Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026
Aktualitet

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026
Next Post

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

by mirseda
19:06 | 06/06/2026
0

Tifogrupi “Tifozët Kuqezi” kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, duke iu bashkuar protestës, raporton...

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com