Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

DW i bën skanerin grabitjes në Rinas

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW i bën skanerin grabitjes në Rinas

Që të mërkurën, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaҫka e bëri të ditur në një deklaratë për mediat se kishte urdhëruar që “në perimetrin e sigurisë së aeroportit të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe të Batalionit Special të Forcave të Armatosura”. Marrjen nga shteti të kontrollit të perimetrit të jashtëm të aeroportit dhe arësyet e këtij hapi nga shteti i bëri me dije të mërkurën vetë kryeministri Rama, me një postim në median sociale. “Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe të sigurisë së brendshme,” shkruajti Rama në Twitter.

Kryeministrit Rama, në akuzat ndaj kompanisë kineze China Everbright Limited, (CEL) që ka marrë me konҫesion administrimin e aeroportit, iu bashkuan edhe ministrat e qeverisë së tij që fajësuan kompaninë për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Lleshaj: Mekanizmat e sigurisë nuk kanë funksionuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj,deklaroi të mërkurën se “mekanizmat e sigurisë, nën përgjegjësinë e kompanisë konҫesionare nuk kanë funksionuar aspak. Ajo nuk ka zbatuar standartet e detyrueshme të sigurisë, të përcaktuara nga legjislacioni vendas dhe Organizata Botërore e Aviacionit Civil”.

Ministrja e Mbrojtjes Xhaҫka e akuzoi kompaninë kineze CEL “për papërgjegjshmëri të përsëritur në respektimin e detyrimeve ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit”. Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, la të kuptohet prishjen e marrveshjes konҫesionare me kompaninë CEL, kur i quajti pronarët dhe menaxherët e saj “Pehlivanë” dhe bëri me dije se “kompania do të përballet me ligjin, ajo ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet. Tani boll”.

CEL – Aeroporti nuk është i kinezëve

Por kompania kineze CEL i ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve shtetërore shqiptare. Në një deklarateë për mediat ajo i quan ato “të pasakta dhe pa bazë” dhe pretendon që “në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, në tre vitet e fundit,  pas ngjarjes së ngjashme në aeroport në vitin 2016, ka marrë masa shtesë, ka ngritur në një nivel më të lartë sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues të aeroportit”.

Por mbrojtjen e tij, thekson CEL, duhet ta bëjë Policia e Shtetit. “Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi,” tha CEL në reagimin e saj  ndaj akuzave të autoritetevre shtetërore. Pas ngjarjes së rëndë të një dite më pare, Policia e Shtetit, do te marrë përgjegjësi edhe në garatimin e sigurisë në aeroport.

Presidenti Meta – drejton gishtin tek institucionet

Arsyet e sigurisë së ulët në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë u trajtuan të mërkurën edhe nga Presidenti Meta, njëherazi Kryetar i Këshillit të Sigurisë. Meta e ka cilësuar grabitjen me armë të 10 milionë eurove në pistën e aeroportit një “cënim serioz të sigurisë kombëtare” dhe ka bërë përgjegjëse institucionet e sigurisë. “Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të sigurisë” tha Presidenti Meta, në një deklaratë publike.

Ai i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që krahas zbardhjes së ngjarjes të hetojë  edhe “për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të nxjerë përpara përgjegjësisë çdo institucion dhe individ që nuk ka kryer detyrën”.

Opozita – dislokimi i ushtrisë antikushtetues

Opozita e quan antikushtetues dislokimin e Forcave Ushtarake për të mbrojtur aeroportin. Kryetari i PD, Luzim Basha, bëri përgjegjës për grabitjen kryeministrin Rama.

”Ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Ndaj, ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetues dhe i jashtëligjshëm, është një provë e rënies së shtetit dhe e kapitullimit të Policisë së Shtetit” tha Basha.

Deri tani ende nuk ka asnjë njoftim për kapjen e anëtarëve të grupit që grabiti me armë, në pistën e avionit, për 5 minuta, 10 milionë euro. Njëri prej tyre, që dyshohet se ka qenë organizatori, Admir Murataj, u vra ditën e grabitjes, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë largimit nga aeroporti, një tjetër i plagosur është arrestuar. Ende nuk ka shifra nga policia, nëse grupi i grabitësve përbëhej nga 4 apo 5 vetë./DW

 

 

Tags: DWgrabitjerinas

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Betohen në Kuvend tre deputetët e rinj, FRPD në protestë

Betohen në Kuvend tre deputetët e rinj, FRPD në protestë

Tjetër rrjedhje brenda PD-së, kush është kandidatja që kërkon mandatin

Tjetër rrjedhje brenda PD-së, kush është kandidatja që kërkon mandatin

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com