Në orët e para të ditës ka shpërthyer një mjet në Durrës, ndërsa dyshohet se i është vendosur një sasie lënde eksplozive. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ramazan Jella’, shumë pranë degës së PD-së.
Bëhet fjalë për mjetin tip ‘Reno’ me targa AA 301ZZ. Burimet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të lehta.
Ka qenë pronari i mjetit që ka njoftuar policinë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.