Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se krahas suksesit ndërkombëtar në muzikë ajo është një zë i fuqishëm për çështjet që lidhen me gratë. Kjo është një prej shumë arsyeve që ajo u nderua me një çmimin për rolin e shquar udhëheqës me rastin e 60 vjetorit të organizatës së njohur amerikane, Këshillit të Atlantikut. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Dua Lipa shpjegon se pse është i rëndësishëm ky çmim për të dhe planet për të ardhmen.


Ajo u vlerësua për aktivizmin e saj në fuqizimin e grave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti të viktimave të luftërave të Ballkanit, kontributin e saj për fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, humanizmin, frymëzimin dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë si dhe shpresën që dha gjatë pandemisë duke zhvilluar aktivitete virtuale edhe atëherë kur bota ndodhej në izolim.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja Dua Lipa foli për rëndësinë e këtij çmimi të cilin ia dedikoi të rinjve të Kosovës.

“Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, të pranoj këtë çmim. Në emër të të gjithë të rinjve të Kosovës, Kosovës dhe faktit se ne jemi shtet kaq i vogël për vetëm 13 vite me një mundësi që ndoshta një ditë të bëhemi pjesë e Evropës. Kjo vërtetë është pjesë e rrugëtimit, betejës sime dhe arsyes pse jam këtu. Prandaj jam shumë mirënjohëse të jem këtu dhe të flas për diçka që është në zemrën time”, thotë Dua Lipa në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Me shumë pasion Dua Lipa foli edhe për filmin “Zgjoi”, filmin që është propozuar të jetë një nga filmat kandidatë për çmimin prestigjioz Oscars.

Dua shfrytëzoi ardhjen e saj në Uashington për të ndihmuar promovimin e filmit emocional nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

“Ishte mrekulli. Jam prekur shumë nga rrëfimi i Fahrije Hotit, gruas në historinë e së cilës bazohet filmi. Tregon se sa shumë këmbëngulëse dhe të fuqishme janë gratë e Kosovës, sidomos në një kohë kur ndonëse kanë humbur shumë arritën të gjejnë një mënyrë për të vazhduar dhe luftuan që të arrijnë diçka që ndjenin se ishte e drejtë për to. Ishte shumë frymëzuese dhe isha shumë e nderuar të isha në shfaqjen e filmit me shumë gra tjera të fuqishme dhe të mrekullueshme. Pres me padurim dhe shpresojmë që të sigurojë nominimin për Oscars”, thotë artisja e njohur.

Dua së bashku me babain e saj Dukagjin Lipën, drejtojnë fondacionin Sunny Hill dhe festivalin me të njëjtin emër që mbahet në Prishtinë, falë të cilit Kosova është futur në hartën botërore të kulturës. Artistja Lipa paralajmëroi rikthimin e fuqishëm të festivalit pas një pauze për shkak të pandemisë.

“Po. Jam shumë e emocionuar për rikthimin e festivalit Sunny Hill verën që po vjen. Do të jetë qejf i madh për tri e ndoshta edhe katër ditë. Kemi një listë të mrekullueshme të artistëve, që po i presim me padurim. Kemi punuar shumë edhe gjatë pandemisë që të përcaktojmë hapat e radhës. Po e rrisim festivalin. Lokacioni do të ndryshojë, në mënyrë që të kemi më shumë vizitorë nga mbarë bota. Sa u përket projekteve të reja jam duke punuar për albumin e ri të cilin poashtu po e pres me padurim”, thotë ajo.

Tetë herë e nominuara dhe tri herë fituesja e çmimeve Grammy, Dua Lipa foli për Kosovën edhe në fjalimin që mbajti pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut.

Ajo shfrytëzoi këtë moment që të kërkojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Sot Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida dhe zakonisht janë gjeneratat e reja ato që mbajnë barrën e tyre. Të rinjtë hasin në vështirësi për punësim dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që vështirësojnë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi ne përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, para më shumë se tre vitesh. Prandaj, a mendoni se mund ta përfundojmë këtë gjë tani?”, tha Dua Lipa.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajti Dua Lipen ambasadoren më të mirë të vendit të saj.

Ajo i ftoi mysafirët në ceremoni të vizitojnë Kosovën.

“Ju që nuk e keni vizituar asnjëherë Kosovën, ju bëj thirrje që ta vizitoni që të shihni bukurinë e saj, veçantinë, ngrohtësinë dhe admirimin e popullit tim për vendet tuaja. Për vendet që qëndruan krah nesh në ditët tona më të errëta, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E keni dëgjuar edhe më parë. Por Kosova vërtetë është vendi më pro amerikan dhe vendi më pro evropian në botë”, thotë Presidentja e Kosovës.

Zonja Osmani e cilësoi Kosovën si rrëfimin më të suksesshëm të politikës së jashtme amerikane.

“Kosova është një fener shprese, dhe fener demokracije. Pas vetëm 13 vitesh nga shpallja e pavarësisë tonë sot ne kemi qëndrueshmëri institucionale të cilin shumë vende mund thjeshtë ta ëndërrojnë, bashkohemi me aleatët tanë në misione paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër pak vendet që ofruan strehim për afganët që ikën nga persekutimi. Jemi të parët që I jemi përgjigjur asaj thirrje sepse kemi qenë vetë refugjatë”, thotë zonja Osmani.

Veç artistes Dua Lipa, Këshilli i Atlantikut nderoi me çmime për rol të shquar udhëheqës edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla si dhe doktorët Ugur Sahin Dhe Ozlem Tureqi nga kompania bioteknologjike, BionTech. /VOA

Tags: Dua LipakosovaVjosa Osmani

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës
Kuriozitete

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

21:16 | 30/08/2025
Next Post
“Faqe e zezë kush mashtron”, Vasili-Bardhit: S’ka pasur propozim për mandate

"Faqe e zezë kush mashtron”, Vasili-Bardhit: S’ka pasur propozim për mandate

Bardhi ‘hakmerret’ ndaj Kryemadhit: Nuk erdhe një ditë për fushatë në Elbasan

Bardhi ‘hakmerret’ ndaj Kryemadhit: Nuk erdhe një ditë për fushatë në Elbasan

Dita nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

Dita nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime
Bota

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

by mirseda
18:32 | 03/09/2025
0

Kompania shumëkombëshe farmaceutike Pfizer po mbron transparencën e të dhënave të vaksinës së saj kundër COVID-19 në...

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

17:59 | 03/09/2025
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com