Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtori i burgut liroi dje Lul Cakën, shpallet në kërkim i “tmerrshmi” i Beratit

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Drejtori i burgut liroi dje Lul Cakën, shpallet në kërkim i “tmerrshmi” i Beratit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar shpalljen menjëherë në kërkim të Lulzim Cakës, i cili u la i lirë një ditë më parë, dhe rikthimin e tij në burg.

Gjonaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Caka ishte liruar 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, si pasojë e  përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga Drejtori i IEVP Lushnjë.

“Është urdhëruar shpallja në kërkim e Lulzim Cakës, që të shlyejë dënimin e mbetur. Jam e vendosur që mos bëjmë asgjë lëshim dhe të vendos para përgjegjësisë këdo që shkel ligjin. Ditët në vijim do bëjmë një proces rivlerësimi për të gjithë trupën e burgjeve”, tha Gjonaj.

Caka ka drejtuar një grup kriminal në Berat, ndërsa krimet e tij datojnë nga vitit 1995, ku dyshohet se ka kryer vrasjen e parë për të vijuar deri në vitin 1997. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje.

Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Tags: Burgu i lishnjesEtilda GjonajLulzim Cakësne kerkim

TË LIDHURA

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi
Aktualitet

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare
Aktualitet

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Next Post
Gjykata pushon çështjen, Sako rikonfirmohet kryebashkiake në Durrës

Gjykata pushon çështjen, Sako rikonfirmohet kryebashkiake në Durrës

“Papunësia është ulur”, Rama flet për ekonominë dhe prioritetet e qeverisë

"Papunësia është ulur", Rama flet për ekonominë dhe prioritetet e qeverisë

I shoqëruar me truproja, betohet Tërmet Peçi i Tepelenës

I shoqëruar me truproja, betohet Tërmet Peçi i Tepelenës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi
Aktualitet

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

by mirseda
18:41 | 14/04/2026
0

QSUT ka dhënë detaje lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e...

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com