E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Drejtoresha e ISHP-së sqaron infektimin e mjekut Pipero pas vaksinimit

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-covid të prodhuar nga kompania Pfizer, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme.

Në lidhje me këtë rast, foli Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Për ”News 24’’, Fico u shpreh se një person është i mbrojtur nga koronavirusi, kur i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.

Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

Albana Fico: “Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara...