Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

Nga Mero Baze

Debati mbi anulimin e takimit Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, ka devijuar tek fakti i përdorimit të Gjykatës Speciale për qëllime politike. Dhe nuk është se dyshimet janë të pabazuara.

Deklaratat e shumë diplomatëve perëndimorë, kanë filluar ta trajtojnë normale përdorimin e Gjykatës Speciale për të prishur takimin e Uashingtonit, si një mënyrë që sipas tyre, Hashim Thaçi të mos merrte garanci politike për gjykimin.

Për fat të keq, këtë e kanë thënë disa diplomatë me emër dhe nga ata që janë marrë me çështjen e Kosovës.

Ky debat është e vetmja mënyrë që drejtësia të dëmtohet përgjithnjë. Dhe këtu kam parasysh dhe përgjegjësinë e disa liderve të UÇK, për akuzat ndaj tyre.

Kjo histori nis qysh me pranimin prej udhëheqësve të pamësuar të Kosovës, të standartit të formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Gjykata Speciale për Kosovën, u pranua nën perceptimin e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë. Projekti i EULEX, thuajse ishte një dështim, që në fakt duhet të turpëronte Perëndimin, por dëmtoi Kosovën.

Liderët kosovarë, nën presionin e hapave të mëtejshëm të Kosovës drejt Perëndimit dhe përgjegjësive të tyre, pranuan Gjykatën Speciale, si një mënyrë që të mos ishin pengesë për bllokimin e Kosovës. Por dhe këtu ata ja besuan Perëndimit statusin e kësaj gjykate.

Standarti që ka Gjykata Speciale e Kosovës për të pranuar një akuzë, është i ndryshëm nga standarti që ka pas gjykata për krimet e luftës në ish- Jugosllavi, apo që ka Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe nga ato, Gjykata Speciale për Kosovën ka standartin që gjyqtari mund të pranojë shumë akuza dhe t’ia lërë gjyqit t’i provojë, ndërkohë që konfirmimi i padisë zyrtare mund të zgjasë me muaj.

Standarti më i ulët është se në Gjykatën Speciale të Kosovës, standarti për të nisur një gjyq, nuk bazohet në prova, por në “dyshime të mirëbazuara”.

Të gjitha këto lëshime, ose më mirë të themi diktime, që i janë bërë palës kosovare për Gjykatën, kanë ardhur nga histori të dështimit të drejtësisë në Kosovë dhe historitë e zhdukjes së dëshmitarëve për disa raste të tjera.

Politikanët e Kosovës i kanë pranuar këto së pari në kushtet e padijes, por dhe të presionit. Tani ky standart është i tillë që e bën atë Gjykatë të përdorshme politikisht.

Është kjo arsyeja që diplomatët më në zë të Perëndimit po e trajtojnë dështimin në Uashington, me qetësi, si të siluruar nga Gjykata Speciale për Kosovën. Ata kanë qenë të qartë që kjo Gjykatë është një mekanizëm politik, pasi liderët e Kosovës e kanë pranuar vetë si të tillë.

E vërteta është se ata nuk e dinë as vet çfarë kanë pranuar, por tani, me këtë që ndodhi, është e sigurt që të gjithë janë të shantazhuar dhe bisedimet për Kosovën më shumë se sa Trump apo Merkel, i vendos një gjyqtar i Hagës.

Dhe ky është dështimi më i madh i së drejtës në Kosovë, dhe alibia më e madhe dhe e atyre që janë vërtet përgjegjës për krime.

Pas kësaj, arroganca e Grenellit, apo sharlatanizmi i Boltonit, duken si filma vizatimorë, para njoftimit për shtyp të një prokurori.

Mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kurrë dhe është mirë të mos ketë, një marrëveshje të nënshkruar nga liderë nën shantazhin e kësaj gjykate. Çdo përpjekje për ta modifikuar objektivin e një takimi të dytë, është thjeshtë tërheqje me takt nga marrëveshja.

Mënyra si Gjykata Speciale hodhi në erë takimin, provoi që drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë.

Ndaj për paqen duhet të presim njerëz që nuk janë subjekte të drejtësisë. Vetëm kjo e bën të pavlefshme përdorimin politik të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Tags: drejtesiamero bazepolitike

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
“Nisi fazën e parë të betonizimit të Liqenit”, PD akuzon Veliajn

“Nisi fazën e parë të betonizimit të Liqenit”, PD akuzon Veliajn

VIDEO/ Meta përkujton rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe

VIDEO/ Meta përkujton rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe

Mbytet gomonia me rreth 100 emigrantë, ndërhyjnë rojet bregdetare

Mbytet gomonia me rreth 100 emigrantë, ndërhyjnë rojet bregdetare

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?
Aktualitet

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

by mirseda
09:37 | 04/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit...

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

09:14 | 04/07/2025
Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

09:12 | 04/07/2025
SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

08:27 | 04/07/2025
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

08:26 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com