E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

VIDEO/ Meta përkujton rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe

Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar rikthimin në atdhe të familjes mbretërore, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një video të momentit kur familja mbretërore zbret nga avioni në tokën shqiptare.

Meta e cilëson këtë ngjarje si historike për shqiptarët, duke theksuar se ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshëm të Mbretit Ahmet Zogu për krijimin e shtetit shqiptar.

Postimi i plotë:

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. 🇦🇱

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...