E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

“Dosja Babale”, avokati Visha “rrëzon” Salianjin: Mos kërce si karkalec

Dënimi i ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji është shoqëruar me debate të nxehta nëpër studiot televizive mbrëmjen e djeshme. Një nga momentet më pikante ka qenë përplasja ndërmjet avokatit Ardian Visha dhe ish-deputetit Salianji në emisionin Top Show.

Në fjalën e tij, avokati Ardian Visha ka rrëzuar pretendimet e ish deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në inskenimin e bisedës telefonike ku ishte imituar zëri i vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Sipas Salianjit nëse vërtetohet se ai ka marrë pjesë në inskenim do tërhiqet nga politika.

Avokati Visha:

Po dëgjoja me vëmendje dhe natyrisht ai e ka të gjithë të drejtën e zotit dhe të natyrës që të mbrohet. Edhe me këtë stil që të dalësh kështu me fluturim karkaleci nga një media në tjetrën, por kur të realizojë këtë mbrojtje minimum duhet të ketë një logjikë ndaj asaj.

Ose duhet të pranojë që zëri i Geron Xhafës, Agron Xhafës është ai realisht i dhënë prej tij për aktin ekspertimit dhe për këtë arsye duhet të përbëjë argument për mbrojtjen e tij rezultati i ekspertëve të Britanisë së Madhe e kërkuar nga Prokuroria ose duhet të konsiderojë vetë në dhënien e këtij zëri.

Nuk mund t’i bëjë të kundërshtueshme të dyja. Ai nga njëra anë thotë që zëri i Geron Xhafës, Agron Xhafës është dhënë nga mbrojtësi dhe jo nga subjekti dhe nga ana tjetër e përdor kur i intereson akti i ekspertimit të Britanisë.

 

Është e vërtetë që kampioni i zërit të Geron Agron Xhafës është dhënë nga mbrojtësi apo jo?

Ta mbaroj zotëri të gjithë qëndrimin tim. Geron Xhafaj ka dhënë 30 minuta zë z. Dudushi në prokurorinë e Tiranës me një prezencë të përbërë me të paktën 7 subjekte procedurale të tre c kanë qenë të përbëra nga secila kohë 10 minutëshe me lexim të pjesësh që ka shitur Kinostudio PD e re” në versionin zë të përgjuar gjoja prej tyre ose prej subjekteve të përdorur prej tyre, po ashtu në version të lexuar të transkriptim përkatës dhe në version të një libri të përzgjedhur nga prokurorët e çështjes.

Edhe për të shuar çdo kureshtje kemi regjistruar zërin e tij nga një telefonatë e realizuar ku subjekti mbahet në republikën e Italisë dhe këtë zë e kemi çuar edhe prokurorëve të Italisë.

Pra nga pikëpamja e vlerës qoftë prozatore, qoftë prej ekspertëve të realizuar, ekspertimi i zërit natyrisht që është i ribëshëm në çdo kohë. Ia kam pyetur zotërisë në proces gjyqësor pse ka hequr dorë. Ata para se të bëhej Geron Xhafës le të bëjnë të Alizotit. Është apo jo zëri i Alizotit ai i përgjuar në atë çka ka shitur si produkt mediatik me gjoja Geron Xhafës të përgjuar? Pse ka hequr dorë ai apo subjekte të tjera të proceduara jë këtë çështje nga ekspertimi i zërit të Alizotit i cili është nën hekura për këtë çështje ?

Ju thoni , që z. Geron Xhafaj para se të shkonte në Itali për të vazhduar kryerjen e dënimit në Itali, ka dhënë kampionin e tij të zërit, ju po thoni për 30 minuta këtu në prokurori në Tiranë?

Absolutisht. Kemi dhënë dhe zë të telefonuar telefonikisht.

 

Të dyja këto kampionet e zërit kanë shkuar në laborator?

Të dyja këto kanë vajtur në Britaninë e Madhe. E përsëris në mënyrë absolute. Ekspertimi i zërit paçka vlerës së tij është i ribëshëm në çdo kohë për sa kohë subjekti zëprurës, zëprodhues është i gjallë. Pse nuk e bëjnë prapë po qe se ka kontestime për zërin e subjektit?

Mirë Geron Xhafës nuk i është dhënë mundësia që ta pyesnin në burgun Italisë, pse nuk e bëjnë këtë me Alizotin? Absolutisht gënjen në mënyrë të plotë me atë që thotë dhjetëra biseda telefonike mes Geron Xhafës dhe Babales. Nuk ka absolutisht dhjetëra biseda të tilla. Ka përpjekje nga Babale për të realizuar këtë telefonatë me z. Geron Xhafa dhe ka shuarje të mundësisë për ta bërë këtë telefonatë me z. Agron Xhafaj. Ne nuk e kemi mohuara asnjëherë se Geron Xhafaj nuk njeh Babalan. Por Geron Xhafahj nuk është subjekti i pretenduar nga z. Salianji apo subjekte të tjera në këtë çështje në atë që kanë shitur si produkt mediatik.

 

Pra nuk ka telefonata të gjata”?

Absolutisht ka zero komunikim. Zero Komunikim me këtë që kanë realizuar përgjimin.

Po e pyes z. Salianji meqë është përpjekur të realizohet përgjimi i Geron Xhafës pse në atë çka ka shitur si produkt në bisedat telefonike me Geron Xhafës nuk është zëri i tij por është vetëm zëri i Babales? Pse nuk e kanë atë zë të shitur meditiakisht me atë që kanë prodhuar bashkë ata?

Meqë përmend qelizat telefonike, ku ka qenë Geron Xhafa ditën që pretendohet regjistrimi i bisedës me Geron Xhafës, nuk ka qenë absolutisht në Vlorë z. Dudushi dhe ju garantoj për këtë. Ato që quhen tabulate të Prokurorisë, janë të tilla që të kundërt janë ato që pretendon z. Salianji me këtë bisedë telefonike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...

Burgosja e Navalny/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Për shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit...