Në Australi u shpall gjendje e jashtëzakonshme për shtatë ditë; shkak janë bërë temperaturat e larta që mund shtojnë rrezikun e zjarreve në vend. Autoritetet kanë luftuar me rreth 100 vatra zjarri.
Dita më e nxehtë u shënua të martën, ku temperatura arriti në 40.9 gradë Celsius. Por, gjatë javës, parashikohen ditë edhe më të nxehta.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall nga kryeministrja Gladys Berejiklian: “Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperatura jashtëzakonisht të nxehta”.
Gjendja e jashtëzakonshme iu jep autoriteteve të zjarrit kompetenca të tjera për të trajtuar krizën.
Valët e nxehtësisë ka shkaktuar katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në Australi.