Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Dosja 339 dhe 184”, flet Arta Marku: Pse nuk përfundon hetimi i këtyre dosjeve

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Dosja 339 dhe 184”, flet Arta Marku: Pse nuk përfundon hetimi i këtyre dosjeve

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, e cila garon për një mandat tashmë 7-vjeçar në krye të organit të akuzës, Arta Marku tregoi jo vetëm synimet e saj, por edhe punën e deritanishme në Prokurori gjatë intervistës së dhënë për Open nga Eni Vasili.

Gjatë punës së saj, zonja Marku është ndeshur me disa dosje të nxehta. Ndonëse kemi një datë të dekretuar nga Presidenti i Republikës për zgjedhjet lokale, më 30 qershor, opozita ka qëndruar jashtë tyre me pretendimin se nuk do të ketë zgjedhje, pa u hetuar më parë shitblerja e votave për zgjedhjet e 2017-s.

Njëra prej tyre është “dosja 339”, apo siç njihet zyrtarisht “339-1”, prej së cilës janë shfaqur në publik përgjime të eksponentëve kriminalë, grupi i Avdylajve, në komunikim me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Por, përpara se të përgjigjej për këtë dosje, zonja Marku shpjegoi sesi funksionon sistemi i prokurorisë.

“Prokuroria nuk është më një organ i centralizuar, piramidal, në kuptimin që varet nga Prokurori i Përgjithshëm, por një sistem tërësisht i decentralizuar pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të vitit 2016 dhe ligjeve që pasuan. Zot i çdo çështjeje penale janë vet prokurorët në krye tyre, duke u përgjigjur për hetimin, për zgjidhjen dhe japin llogari vetëm përpara gjykatës për vendimmarrjen e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë informacion të detajuar për asnjë nga çështjet, nuk mund të marrë përsipër vet hetime, madje në Prokurorinë e Përgjithshme nuk bëhen më hetime. Kjo Prokurori ka vetëm të drejtën për të përfaqësuar çështje në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese”, tha zonja Marku, duke nënkuptuar kështu mosdijeninë e saj mbi dosjen e bujshme.

Megjithatë, informacioni që merr Prokurori i Përgjithshëm, sipas saj është i karakterit statistikor ose procedural. Por përse nuk përfundon hetimi i këtyre dosjeve? Sipas Markut, këto dosje janë mbajtur vetëm në fazën e hetimit, me përgjime pa fund dhe asnjë nuk është zbardhur në letër.

“Në momentin që prokurori që i kishte këto çështje u caktua përkohësisht në një Prokurori tjetër, tërësisht një rastësi, dorëzoi dosjet dhe prokurorët që i morën konstatuan se kishte një numër shumë të madh disqesh të patranskriptuara (pazbardhura)”, tha Marku, e cila saktësoi se vetëm për dosjen 339 kishte rreth 700 CD.

Këtë sasi tejet të madhe, Marku tha se e kuptojnë vetëm ata që merren me këtë punë, e ndoshta jo edhe masa e gjerë e popullit. Duke qenë se duhet një numër i madh njerëzish për të zbardhur bisedat, kryeprokurja e përkohshme tha se kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka marrë të gjitha masat me caktimin e 4-5 oficerëve të Policisë Gjyqësore, ndërkohë që nga një prokuror janë bërë dy për secilën dosje.

Marku tha se ndonëse nuk dëshiron të mendojë se do të duhen “vite” për zbardhjen e tyre, deklaroi se sipas mendimit të saj personal nuk është lënë krejt rastësisht, por janë mbajtur qëllimisht kaq gjatë.

Të qëllimshme nga kush? “Sigurisht nga prokurori që e ka pasur. I ndikuar po, pastaj politikisht apo në ndonjë mënyrë tjetër nuk preferoj ta them. Por di që është mbajtur për një kohë shumë të gjatë dhe disqet ende të patranskriptuara, që në fakt të vrasin sytë se janë 700 jo pak për t’u harruar”, tha Marku.

Një tjetër dosje është ajo 184, me të njëjtin karakter, por për zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016, një dosje e cilësuar si më e bunkerizuar.

“Një dosje me të njëjtën problematikë si e para, me shumë CD të pazbardhura dhe fatkeqësisht e pashoqëruar me ndonjë veprim tjetër hetimor”, tha zonja Marku.

Për këtë dosje, volumi i CD-ve nuk është edhe aq i lartë sa dosja tjetër, por gjithsesi ende nuk janë zbardhur. Dy prokurorë dhe disa oficerë të Policisë Gjyqësore po merren edhe me këtë dosje.

Të konsideruara nga opozita si “kutia e Pandorës”, Marku tha se janë dosje të rëndësishme dhe duhet të ketë material, pavarësisht se nuk ka dijeni pasi nuk ka të drejtë ta kërkojë informacionin.

Një dosje 3-vjeçare pa rezultat, prokurori i së cilës sërish u transferua për në një Prokurori tjetër. Pikërisht në këtë çast u konstatuan edhe vonesat e pashpjegueshme.

Tashmë në duart e prokurorëve të tjerë, Marku tha se shpreson që së shpejti të ketë vendimmarrje. Por a ka një limit për këto hetime?

“Afatet i vendos ligji dhe në momentin që regjistrohet një person si nën hetim, maksimumi hetimet duhet të përfundojnë për 3 vite”, tha prokurorja e Përgjithshme e përkohshme. /Top Channel

Tags: 184”Arta Markudosja 339dosjevefletHetimikëtyreperfundon

TË LIDHURA

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit
Aktualitet

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

17:17 | 11/07/2025
“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
Aktualitet

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

15:52 | 11/07/2025
Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj
Aktualitet

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Next Post
Thaçi: Luftë mund të ketë, Kosova nuk preket (video)

Thaçi: Luftë mund të ketë, Kosova nuk preket (video)

Poliçan, punonjësit sorollaten për pagën e 8 muajve (Video)

Poliçan, punonjësit sorollaten për pagën e 8 muajve (Video)

Kim Kardashian mban premtimin, liron 17 të burgosur dhe i ndihmon financiarisht

Kim Kardashian mban premtimin, liron 17 të burgosur dhe i ndihmon financiarisht

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit
Aktualitet

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

by mirseda
17:17 | 11/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e...

Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit

Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit

17:14 | 11/07/2025
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’

Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’

17:11 | 11/07/2025
“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

15:52 | 11/07/2025
Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

15:49 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com