Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dorëzohet Basha, flet për sulmet personale dhe u shtrin dorën kritikëve

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Update/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pranoi se kishte bërë gabime që sipas tij “ishin të kushtëzuara nga koha dhe rrethanat”, ndërsa kritikëve u tha se dora e tij mbetet e shtrirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë  për të kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja.

“Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time. Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por çdo gjë që kam bërë e kam bërë me qëllimin për t’i shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit—kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre.”

Në një referencë për të gjithë kritikët brenda Partisë, Basha tha se dora e tij mbetet e shtrirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.

“Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit.

Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit.  Qeverisja e Edi Ramës është kriminale. Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim.

Saimir Tahiri është në parlament. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes konçesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri, Veliaj, Dako i bandave të Durrësit, Qazim Sejdini me bandat e tij të heroines. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë.”

Nis punimet Kuvendi i PD-së, 7500 anëtarë do miratojnë statutin e ri

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike. Më shumë se 7500 anëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku pas fjalimeve të rastit do të votohet statuti i ri.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

Ngrihet komisioni i administrimit të votimit

Në nisje të punimeve të Kuvendit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njoftoi se komisioni i votimit në Kuvendin Kombëtar do të drejtohet nga Jemin Gjana dhe anëtarë do të jenë edhe Albana Vokshi dhe Belind Këllici.

AXHENDA

  1. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  2. Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  3. Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  4. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  5. Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  6. Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ne fund flet kryetari i PD Basha

Pas fjalimeve Arben Ristani sekretar i pergjithshem prezanto stautin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi te

 PD mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush janë kritikët e Bashës që marrin pjesë

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ku mbi 7 mijë delegatë të forcës kryesore të opozitës do të votojnë dhe miratojnë statutin e ri të kësaj force politike. Kuvendi Kombëtar mblidhet pasi pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet statusore, që pritet të sjellin një tjetër organizim në këtë parti.

Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e Kuvendit Kombëtar janë edhe disa nga kritikët e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Si delegatë apo të ftuar, pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar janë Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Jashtëm, Tomor Alizoti, ish-Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, apo Eduart Selami ish-kryetar i PD-së dhe kandidat për këtë post në zgjedhjet e fundit të brendshme në këtë parti.

Madje sikundër mësohet Eduart Selami ka kërkuar të mbajë edhe një fjalim para delegatëve në Kuvendin Kombëtar.

Nuk dihet nëse ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli apo ish-deputeti Astrit Patozi, do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar.  

 

Tags: 7500anëtarëkuvendimiratojnënispunimetstatutin

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

“6 muaj pa ty, engjëlli im”, miku i ngushtë i Adelës fjalë rrëqethëse

Tragjike, makina bie në lumë nga 100 metra lartësi. Kush janë dy policët e zhdukur

Në kërkim për plagosje, kush janë dy vlonjatët e arrestuar







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com