Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas që ishin shpallur në kërkim. Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda, arrestuan Kleris Haxhiraj, 26 vjeç, banues në Kërkovë, Vlorë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Plagosje e rendë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu u kap Elmas Velaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, parashikuar nga nenet 89 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Ngjarje e ndodhur më datë 07.12.2017, në lagjen ”Uji Ftohtë”, ku ka plagosur me armë zjarri shtetasin D.C..
Materialet hetimore ndaj shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.