Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit, nuk mund të zvarrisë formimin e qeverisë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit, nuk mund të zvarrisë formimin e qeverisë

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu thotë për ‘KosovaPress’ njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi. Derisa u shpreh se çfarëdo pengesa që do të bënte kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

“Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, thotë ai.

Krasniqi thotë se mbajtja e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, mund të mbahet atëherë kur del publikimi i plotë i aktgjykimit të Kushtetueses dhe publikohet në gazetën zyrtare.

“Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të gjitha aktgjykimet, vendimet e Gjykatës duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe hynë në fuqi nga ai moment…në interpretimin tim duhet të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit dhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare në mënyrë që pastaj dekreti i presidentit të hyjë në fuqi dhe të votohet qeveria e re në kuvend”, u shpreh Krasniqi.

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi thotë se ai ka qenë i mirëpritur dhe profesional. Sipas tij, Kushtetuesja vetëm e ka bërë interpretimin e Kushtetutës dhe nuk ka vendosur norma të reja kushtetuese.

“Gjykata ka bërë vetëm interpretimin e Kushtetutës. Është bazuar në normat e saj, frymën e Kushtetutës dhe praktikën kushtetuese të gjykatës në rastet që i gjykuar më herët. Në bazë të këtyre ka ardhur në ato përfundime që i pamë mbrëmë. Kështu që nuk ka të bëjë në asnjë moment me plotësim të Kushtetutës, apo gjykata ka marrë rolin e deputetëve dhe ka amendamentu atë”, thotë ai.

Në orët e mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të dekretit për kryeministër të presidentit, Hashim Thaçit. Këtë shefi i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti e konsideroi të premten si të papranueshëm.

Tags: Gjykata KushtetuesekosoveVjosa Osmani

TË LIDHURA

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës
Rajoni

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Next Post
VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Imagjinata e djallëzuar e Ardi Veliut kalon pritshmëritë/ E ëma e djalit të dhunuar: Jam aktore

Imagjinata e djallëzuar e Ardi Veliut kalon pritshmëritë/ E ëma e djalit të dhunuar: Jam aktore

“Të sëmurë për 3 javë”, Bebe Rexha zbulon se prindërit u infektuan nga koronavirusi

“Të sëmurë për 3 javë”, Bebe Rexha zbulon se prindërit u infektuan nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Presidenti Begaj: Shkolla dygjuhëshe unike në New York urë lidhëse mes brezave
Aktualitet

Presidenti Begaj: Shkolla dygjuhëshe unike në New York urë lidhëse mes brezave

by mirseda
19:33 | 25/09/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York, P.S.108 Philip...

“Erdogan respektohet nga Putin dhe Zelensky”, Trump: Turqia mund të ulë në tryezën e negociatave Rusinë dhe Ukrainën

“Erdogan respektohet nga Putin dhe Zelensky”, Trump: Turqia mund të ulë në tryezën e negociatave Rusinë dhe Ukrainën

19:31 | 25/09/2025
Kodi i ri Penal, zhvillohet tryeza e radhës konsultuese në Vlorë

Kodi i ri Penal, zhvillohet tryeza e radhës konsultuese në Vlorë

19:27 | 25/09/2025
Sllovenia i ndalon hyrjen Benjamin Netanyahut

Sllovenia i ndalon hyrjen Benjamin Netanyahut

19:05 | 25/09/2025
24 karabinerë italianë zbarkojnë në Kosovë për sigurinë e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

24 karabinerë italianë zbarkojnë në Kosovë për sigurinë e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

18:52 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com