Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, pavarësisht faktit se doli kundër vendimit të grupit për të dorëzuar mandatin, ai ende ruan marrëdhënie të mira me kryetaren e kësaj force.
Duket se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk është zhgënjyer aspak me aktin e tij, ndërsa kanë ruajtur raporte miqësore. Mandati nuk ka cënuar aspak raportet mes palëve. “Kanë qenë dhe janë marrëdhënie shumë te mira”, ka thënë ai.
Lefter Koka po kështu ka konfirmuar se vijon që të jetë pjesë e LSI-së.
“Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike, sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet, përfaqësohet në Parlamentin shqiptar”.