Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Do pi raki e protestoj”, shqiptarët tregojnë se çfarë do të bëjnë në 30 qershor

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Do pi raki e protestoj”, shqiptarët tregojnë se çfarë do të bëjnë në 30 qershor

Nga Anxhela Ferra

Teksa vetëm 10 ditë na ndajnë nga data 30 qershor, qytetarët ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë. Në ditët e parë të muajit qershor, Presidenti Meta vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve. Por, kjo gjë nuk u pranua nga qeveria, e cila ‘betohet’ se zgjedhjet lokale do të kryhen të dielën e fundit të muajit. Nga ana tjetër opozita ka nisur me përshkallëzimin e aksioneve penguese. Në shumë KZAZ është penguar procesi  i  i grumbullimit të materialeve zgjedhore. Duke mos munguar dhe tensionet apo incidente.

Por, teksa politika ka agjendën e vetë; ata të cilët edhe përcaktojnë me votën e tyre janë të ndarë se çfarë do të bëjnë. Edhe pse duket që pjesa më e madhe e tyre kanë vendosur t’i bojkotojnë ose janë ende në mëdyshje.

“Nuk më bëhet vonë për ta. As nuk do të shkojmë fare të votojmë, ta harrojnë. Le të ikin të gjithë, nuk na bëhet vonë për zgjedhjet. Hajdutë do të vijnë gjithmonë.”

“As do votoj e as do protestoj. Në 30 qershor do rrimë, do ikim fare në plazh.”

“Unë jam në ujëra neutralë, nuk dua t’ia jap asnjërit votën. Prandaj më mirë do të fle gjumë.”

“Të shikoj ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj. Kam edhe një javë kohë të mendohem. Unë dua të bëhet luftë.”

Një pjesë e qytetarëve janë të prerë në vendimin për 30 Qershorin, duke thënë se do të pengojnë me çdo kusht zhvillimin e procesit zgjedhor.

“Asnjëherë në botë, ça thua ti. Do rri në shtëpi, do pi raki. Patjetër që do të protestoj, sikur edhe duke pirë. Por, për të votuar jo, harroje votën.”

“Do të protestojmë fuqishëm në çdo vend ku të mundemi. Në çdo vend të Tiranës, me rrëmuja nga më të fuqishmet.”

“Do protestojmë sepse nuk kemi asgjë në terezi.”

Ndërkohë, në mes të të pavendosurve dhe atyre që do të protestojnë; janë edhe votuesit besnik. Ata shprehen se janë të gatshëm të shkojnë në qendrat e votimit edhe nëse do të ketë tensione.

“Unë do votoj, pasi me votë ndëshkohet tjetri. Pasi edhe nëse ka tensione, unë përsëri do shkoj të votoj. Më pëlqen Erion Veliaj sepse ka bërë punë. Ndaj jam e gatshme të shkoj për Erionin, edhe nëse bëhen rrëmuja.”

“Pse të protestojmë, nuk ka arsye. Sigurisht që do të votojmë.”

“Ne jemi një vend i lirë dhe ata që protestojnë janë një grup njerëzish kot. Edhe ato përgjimet që po dalin janë të inskenuara. Nuk besoj asnjërën, ato janë përrallë nga e kaluara.”/ TIRANA TODAY

Tags: 30 Qershordo të votojnëopozitapresidenti Ilir Metaprotestojneqendrat e votimitQeveriazgjedhjet lokale

TË LIDHURA

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Next Post
Rama në Shkodër/ Thirrja e gazetarit: Të mos shkojmë në vëllavrasje për karrige

Rama në Shkodër/ Thirrja e gazetarit: Të mos shkojmë në vëllavrasje për karrige

Ministri kosovar i dorëzon dorëheqjen Haradinajt, ja arsyeja

Ministri kosovar i dorëzon dorëheqjen Haradinajt, ja arsyeja

“I lënduar nga Basha”, Sherefedin Shehu tregon prapaskenat pas daljes së përgjimeve

“I lënduar nga Basha”, Sherefedin Shehu tregon prapaskenat pas daljes së përgjimeve







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025




TË FUNDIT

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

by mirseda
19:07 | 10/10/2025
0

Të hënën e datës 13 tetor, në Kuvend do të diskutohet për një nga pozicionet më të...

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com