E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Do mbyllim baret e restorantet nëse s’respektoni masat!”, Brataj zbardh planin

Duke parë rastet e shtuara me vendet fqinje, po kështu edhe masat për rikthimin e izolimit për shumë shtete të tjera, frika tek ne është shtuar edhe më shumë. Qytetarët duan të dinë nëse do rikthehet izolimi, duke marrë parasysh rritjen e frikshme të të infektuarve.

Trendi në rritje i pacientëve që shtrohen në spitale, e po kështu edhe atyre që nuk ia dalin dot mbanë me COVID-19, të bën të mendosh se jemi drejt rrugës për një tjetër rimbyllje.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka këshilluar qytetarët që të zbatojnë rregullat kundër COVID. Një prej këshillave ka qenë që të mos marrin ilaçe nga kushërinjtë, por të konsultohen me mjekun.

Ai apelon se nëse nuk respektohen masat, mbyllja e lokaleve e restoranteve nuk do diskutohet.

“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon; a do mbyllemi?! Zotëri, respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm. Do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kushëriri, nga mjeku. Tani që po vija, lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afër njëri-tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata? Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat”, tha Brataj në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...