Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte sot në Kukës, ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave ‘Shqiponja’. Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të prononcohej para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës. Ai ua preu shkurt gazetarëve, se nuk kishte shkuar aty për çështje politike.
Biseda:
Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?
Lleshaj: Ja unë po largohem tani. (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)
Gazetari: Pse u larguat si drejtues politik nga qarku i Lezhës?
Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.
Pak ditë më parë, Partia Socialiste bëri publike emrat e drejtuesve të qarqeve, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021. Vendin e Sandër Lleshajt në Lezhë e zuri Lindita Nikolla. Kryeministri Rama ka preferuar të drejtojë qarkun e Durrësit.