E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Ditët e ardhshme mund të trondisin SHBA-në, ja ç’mund të ndodhë

Nga: Paul LeBlanc & Zachary B.Wolf “CNN”

Nenet që fajësojnë presidentin amerikan Donald Trump për shpërdorim detyre, pritet të votohen në Kongres para fundit të kësaj jave, më pak se tre muaj pasi kryetarja e Kongresit, Nensi Pelozi, shpalli nisjen e hetimit mbi impeachment-in ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ja se si mund të rrjedhin gjërat:

Votimi në Kongres

Dy nene të fajësimit, do të hidhen në votë në Kongres. Nëse me shumicë të thjeshtë, Kongresi miraton secilin nga nenet, Trump do të bëhej presidenti i tretë në historinë e SHBA-në që fajësohet. Presidenti Riçard Nikson, dha dikur dorëheqjen pasi Kongresi votoi pro impeachment-it, por para se të mund të dilte para Senatit. Kongresi nuk ka caktuar ende një datë specifike për votimin, por 2 kongresmenë demokratë thanë se kjo mund të ndodhë këtë të mërkurë.

Çfarë përmbajnë dy nenet?

Neni i parë i impeachment-it, e akuzon Trump për abuzim me detyrën e tij, në rastin kur ushtroi presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalët e tij politikë, duke e shantazhuar Kievin me pezullimin e ndihmën ushtarake amerikane. Neni i dytë e akuzon atë për pengimin e hetimit mbi sjelljen e tij të gabuar, nëpërmjet pengimit të dëshmitarëve për të dhënë dëshminë e tyre.

Humbja e gjyqit në Senat

Nëse nenet miratohen nga Kongresi sikurse edhe pritet, Senati i udhëhequr nga republikanët do të zhvillojë një gjykim të tijin, dhe procesi do drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhon Roberts, një i emëruar nga Xhorxh Bush, dhe që deri tani ka luajtur një rol kyç.

Udhëheqësi demokratëve në Senat, Çak Shumer, e bëri të qartë përmes një letre drejtuar kreut të shumicës republikan në senat, Miç Mekonell të dielën në mbrëmje, se preferon që gjykimi në Senat të shoqërohet me dëshminë e dëshmitarëve, dhe publikimin e fakteve të reja.

Kjo është kundërshtuar menjëherë nga republikanët, që mendojnë se një gjykim më i shkurtër i presidentit dhe pa dëshmitarë, do të shmange shndërrimin e Senatit në një cirk politik. Shumer kërkoi thirrjen në një dëgjesë në Senat të të paktën 4 dëshmitarëve: shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mik Malvanej, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Xhon Bolton, këshilltarit ushtarak të Shtëpisë së Bardhë Robert Bler, dhe kreut të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit,  Majkëll Dafej.

Lexo edhe :   Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë, po merret ende me planifikimin e strategjisë së saj mbrojtëse gjatë gjyqit në Senat, dhe po diskuton nëse do të thërrasë apo jo dëshmitarë, të cilët mund ta zgjasin gjyqin. Trump u shpreh të dielën e shkuar, në favor të një procesi të shkurtër gjyqësor.

Çfarë thonë sondazhet

Një sondazh i ri nga televizioni “Fox News”, zbuloi se 50 për qind e votuesve në mbarë

Lexo edhe :   Palmer: Angazhimi i SHBA në Ballkan, i pandryshuar

vendin, dëshirojnë që Trump të fajësohet dhe shkarkohet nga detyra. Kjo është një normë e pandryshuar, që prej një sondazhi të ngjashëm në fund të tetorit.

Ndërkohë 4 për qind e të anketuarve, mendojnë që presidenti Trump duhet të fajësohet, por jo të shkarkohet, në një kohë që 41 për qind e të pyeturve e kundërshtojnë plotësisht fajësimin. CNN ka ndërmarrë vetë një sondazh mbi këtë çështje, dhe të dhënat janë si më poshtë:

Pavarësisht nga pikëpamjet e tyre për fajësimin, 53 për qind e votuesve thonë se Trump po abuzon me pushtetin që ka, 48 për qind mendojnë se ai e ka penguar Kongresin në kryerjen e detyrës së tij, dhe 45 për qind mendojnë se ai ka marrë ose dhënë ryshfet.

Ndërkaq, 60 për qind e të anketuarve, mendojnë se në përgjithësi është e gabuar që Donald Trump t’u kërkojë liderëve të vendeve të huaja, të hetojnë rivalët e tij politikë. Ndërkohë qytetarët amerikanë, janë të ndarë mbi çështjen nëse demokratët në Kongres po e zhvillojnë me korrektësi procesin e impeachment-it. 45 për qind thonë po, 42 për qind jo.

Ndërkohë vlerësimi i figurës së Trump, është 45 për qind pozitiv dhe 53 për qind negativ, pra me një përmirësim i vogël, nga 42 për qind vlerësim pozitiv në tetor, dhe 57 për qind mendime negative./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...