Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria në ditët në vijim.
Sipas ‘Abc News’, Dako do të japë dëshminë e tij në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 23 persona.
Grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët si dhe ka pasur abuzime me lejet e ndërtimit, duke bërë kështu që përgjegjësia të bjerë mbi Bashkinë e Durrësit.
Kujtojmë se në lidhje me tërmetin janë arrestuar 9 persona në Durrës, për të cilët pritet që të jepet masa e sigurisë ditën e sotme.