Një tjetër protestë është paralajmëruar për tu zhvilluar pasditen e sotme për Klodian Rashën, 25 vjeçarit që iu mor jeta nga efektivi i policisë. Revolta e qytetarëve nuk ka të ndalur.
Në ditën e pestë të protestave masive, policia ka marrë masat. Raportohet se policia ka ngritur postblloqe në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës të elementeve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë. Po kështu, po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë.