E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Disfata me turqit/ Shkarkoi Panuccin, reagon Armando Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ftuar në ‘News 24’ ka folur për herë të parë pas shkarkimit të trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Duka nuk ka komentuar aspak shkarkimin e 45 vjeçarit, teksa ka pohuar se e ka takuar Edi Rejën, por vetëm kaq.

“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon”, tha paraprakisht Duka.

Sa i përket zërave për një akord me ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës , Edi Reja, Duka tha se është ende herët për të folur:

“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.

Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuccit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...