E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

Ky është 35-vjeçari që mbyti gruan, pas krimit mori mushkën dhe iku… (Foto)

Të tjera detaje dalin nga krimi i rëndë brenda familjes në Gramsh, ku burri mbyti gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se autori i krimit është Alvin Hysa, 35 vjeç, banues në fshatin Grekan të Gramshit, ndërsa viktima është shtetasja Guroje Hysa, bashkëshortja e tij.

c08638ab-a1ce-4bf5-8dae-1bf77e50465b

Ata janë prindër të tre femijëve, dhe jetonin në kushte të mjerueshme.

foto galeri

Dyshohet se autori vuante nga problemet e shëndetit mendor, ku pas vrasjes ka marrë mushkën dhe ka shkuar tek e motra, në fshatin Lumras në Berat dhe i thotë që ka vrarë gruan.

foto galeri

Informacioni paraprak: 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...