E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Jetoi në pyll për 12 vite me ujqërit, historia drithëruese e spanjollit Markos Pantojas (VIDEO)

Marcos Rodriguez Pantoja, lindi në një familjeje tepër të varfër në Spanjën rurale. Ai ishte vetëm 7-vjeç, kur babai e shiti tek një bari dhish, që jetonte në rajonin e izoluar të Sierra Morenas. Njeriu që e bleu Markosin, jetonte në një shpellë.

Ai i mësoi të miturit si të kulloste dhitë, si të kujdesej për veten, dhe të mbijetonte në shkretëtirë. Bariu vdiq pas vetëm disa muajsh, dhe Markos mbeti vetëm. Por falë mësimeve të bariut, ai ishte në gjendje të përballonte mjedisin e egër. Ai jetoi në male për 12 vjet, gjatë viteve 1953-1965.

Markos nuk pati për 12 vite asnjë kontakt njerëzor, dhe jetonte nën shoqërinë e një kopeje të vogël ujqërish. Guardia Civil, e gjeti rastësisht një ditë, dhe e riktheu në qytetërimin  e njerëzve, kur tashmë ishte 19 vjeç.

Por, Markos nuk iu përshtat asnjëherë vërtet botës njerëzore, dhe uronte që të kishte mundësi të kthehej në familjen e tij të ujqërve. Edhe sot ai shihet shpesh në praninë e ujqërve, të cilët di si t’i zbusë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...