E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

Disa gjëra që qartësoi vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë

Nga: Mero Baze

Pati edhe disa gjëra pozitive, vizita e Vjosa Osmanit në Shqipëri. Dy prej tyre janë më kryesoret. E treta është më shumë për humor.

E para ka të bëj me raportet e Berishës dhe PD me LDK. Sa herë që LDK si një parti institucionale, nuk pranon të përdoret politikisht nga Berisha, ky e fundit e gjen dikë tjetër për ta identifikuar me LDK për ta përdorur.

Më 1996, kur Rugova ndërpreu komunikimin me të, ky tentoi ta zëvendësonte me Adem Demacin në funksion të axhendës së tij për të përdorur kartën e Kosovës kundër prishjes me SHBA, pasi shkatërroi standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në Shqipëri. Por në atë kohë LDK i rezistoi dhe e injoroi gjithë përpjekjen e  Berishës për diversion.

Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës. Kjo me sa duket e ka mërzitur Berishën dhe Ilir Metën dhe tani thirrën një ushtruese detyre për ta përdorur politikisht, duke fyer shtetin shqiptar të cilin e konsideroi si një shtet që sipas saj nuk ka dënuar gjenocidin serb në Kosovë, e meqë kësaj ja ka mbushur mendjen Albini, dhe që Shqipëria nuk ndihmon Kosovën për integrim në institucionet ndërkombëtare.

Vjosa Osmani, e cila ka bërë divorc me LDK dhe është një kundërshtare politike e saj, është pritur nga PD, sikur të ishte kryetare e LDK, pikërisht për ti bërë karshillëk Hotit dhe Mustafës që nuk kanë pranuar të bëhen vegla të Berishës dhe Metës në krijimin e një skenari falsë antikosovar në Shqipëri. Dhe ta mendosh që partia e cila ka përjashtuar Jozefina Topallin si armike dhe e quan tradhtare vetëm se nuk i nënshtrohet Lulzim Bashës, tani i bën karshillëk LDk me Vjosa Osmanin, duke bërë sikur nuk e di që ajo kundërshtare e LDK. Nga ana tjetër Vjosa Osmani që ka fat të ngjashëm me Topallin, nuk takon atë por lincuesit e saj. Kjo tregon që ajo nuk ka asnjë aspiratë politike si disidente, por vetëm si shërbëtore.

Ana pozitive e gjithë kësaj, është se provon që Berishës i duhet LDK dhe Kosova vetëm ti përdor në luftën e brendshme në Shqipëri dhe për këtë është gati të ndërhyjë dhe tu ndryshoj lidershipin e saj, nëse nuk i shërbejnë atij. Jo se nuk e dinim por kemi dhe një shembull të ri.

E dyta dhe më groteske është përkushtimi i Ilir Metës për të krijuar idenë që Kuvendi i Shqipërisë është përgjegjës për vdekjen e Sulejman Vuciternës, xhaxhait të nënës së Vjosa Osmanit, sipas deklaratës së saj në Kuvend.

Sulejman Viciterna ka qenë një ushtarak shqiptar i viteve 30 në Shqipëri, pasi kish mbritur aty në vitin 1922 nga Kosova. AI ishte fillimisht ushtarak dhe në fund të karrierës Komandant i Shkollës Mbretërore të Oficerëve në Shqipëri deri në vitin 1939.

Më pas ai u bë pjesë e ushtrisë fashiste në Shqipëri asaj italiane dhe asaj gjermane, duke u marr kryesisht me Kosovën e Maqedoninë. Ai është arrestuar nga një njësitë partizane në Tiranë, ende pa u vendosur rregjimi komunist në Shqipëri. është arrestuar si oficer armik i tyre. Ai është arrestuar më 14 Nëntor në Tiranë nga një njësitë partizan dhe është dënuar nga Gjyqi Special kundër bashkëpunëtorëve të Fashizmit që nisi në Tiranë drejtuar nga Bilbil Klosi, Hysni Kapo, Halim Budo, Medar Shtylla, Koci Xoxe etj. Aty është dënuar dhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës.  Ka vdekur në kampin e punës në Vlocisht të Korçës më 1948. Nuk ka qenë gjyq antikosovar, por antifashist. E rëndësishme është që sot, dy pasardhësit e këtij gjyqi, Vjosa Osmani dhe Andi Bushati, njërit që i është dënuar xhaxhai i babait, e tjetrit që e ka pësuar nuk ndjehen armiq. Së paku tani është arrit pajtimi kombëtar.

Lexo edhe :   Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin
Lexo edhe :   Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Por nuk është ky debati, por loja e pistë e Ilir Metës.

Vuciterna është arrestuar prej partizanëve si një ushtarak i rreshtuar me fashizmin dhe jo si “kosovar”. Unë nuk ndaj pikpamje të njëjtë me Ilir Metën rreth disa prej zhvillimeve të luftës dhe sidomos këtyre ndëshkimeve të pasluftës. Shumë prej tyre kanë merituar të jetojnë dhe kontribuojnë për Shqipërinë. Por ky është një debat që nuk ja vlen ta bëjmë sot.

Këtu ja vlen të shpalosim dyfytyrësinë e Ilir Metës i cili ka dy vjet që betohet se “do Margaritën më shumë se Monikën” që “Do Vojo Kushin më shumë se Tit Vasilin” e marrëzira të tjera. Tani dje i kërkonte Kuvendit të Shqipërisë ta çonin Vjosën tek varri i xhaxhait të babait të saj dënuar si bashkëpunëtor i fashizmit, që nuk e di as Vjosa ku e ka, pasi nuk  ka i ka shkuar ndonjëherë në mendje, përveçse tani që ja kërkojnë Berisha e Meta.

Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2021, nuk di ctë bëj më parë me Ilir Metën, të nderoj partizanët që ai dekoron përditë, apo të nderoj bashkëpunëtorët e fashizmit që ai u kërkon varrin në Kuvend kur i duhet për politikë.

Personalisht ndjej dhimbje që një ish ushtarak i lart, që i ka shërbyer Monarksië dhe fashizmit, ka pasur fund tragjik, pasi mund të bëhej i vlefshëm dhe më tej për Shqipërinë, por kjo hipokrizia e Presidentit tonë,  për ta përdorur edhe antifashizmin dhe fashizmin si aset të tij e bën atë më qesharake, se duket edhe historia jonë e vjetër edhe historia e re e Vjosa Osmanit. Ka qenë po kaq qesharak një tjetër “Vucitern” në Shqipëri, Sali Vuciternën, që ka shërbyer si ministër i Zogut e më pas puthador i italianëve e gjermanëve, i cili ka frymëzuar Fishtën për satirën e tij të famshme, “Gomari i Babatasit” e cila sot të kujton Ilir Metën.

Dhe së fundmi jo vetëm për humor. Sulejman Vuciterna, pra xhaxhai i nënës Vjosës,  është fis Kastrati, i vendosur në Kosovë. Kjo Vjosa e bëri këtë punën e traut të Kastratit si një tra që ndan Atdheun në dy pjesë. është mirë që këtë ta trajtojmë si sherr brenda familjes, se po e trajtuam si Vjosa edhe ky na del një problem prej fisit të saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet...

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të plotësohen vakancat në Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim ditën e sotme me kreun e Këshillit...

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Beratit, është mbyllur. Mesditën e sotme, kryetari i degës së LSI-së në...

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Mundësia e parë e presidentit të ri amerikan Xho Bajden për të shmangur qasjen shpesh komode të Donald Trump ndaj Rusisë, erdhi vetëm disa...