E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

‘Në valixhe u gjetën pizhama’/ Detaje të reja nga vrasja makabre e çiftit Pasho

Të tjera detaje kanë dalë nga masakra që iu bë çiftit shqiptar Pasho në Itali, të cilët u gjetën të copëtuar në katër valixhe, pranë burgut Solliçiano ku vuante dënimin djali i tyre për trafik droge.

Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet, doli se Teuta kishte veshur një fustan dhe Shpëtimi pizhama. Ky detaj i ri, i bën hetuesit të mendojnë se ata janë vrarë në shtëpinë e tyre. Burri u godit me thikë në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht.

Në mbetjet e veshjeve, ekspertët mjeko-ligjor po bëjnë të gjitha hetimet, duke përfshirë kërkimin për ADN të njerëzve të tjerë, për të gjetur një detaj për të identifikuar vrasësit.

Vajzat thonë se sa herë që prindërit e tyre vinin në Itali për mjekim, ata merrnin me qira një apartament, herë në Firence, herë në Scandiçi.

Ndëkohë, pritet të merret së shpejti në pyetje, Elona ish e fejuara e Taulant Pashos e cila për momentin ka deklaruar për mediat se “ajo nuk është personi i fundit” që ka takuar çiftin Pasho.

Prokuroria e Firenzes po heton dhe mbi 40-50 mijë eurot e zhdukura që çifti Pasho kishte me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali më 2015.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U gjet i mbytur/ Gruaja e ish-ministrit grek hedh akuzat : Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon...

Ura e Zogut drejt shembjes, fundoset me 30 cm njëra nga këmbët mbajtëse (Video)

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar sërish probleme në Urën e Zogut në Milot. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës,...

Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri...

Krijoi parti me Murrizin, habit Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban...

Atentati ndaj Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 8 persona në lidhje me atentatin e kryer ditën e sotme ndaj 39-vjeçarit, Marjon Mitro. Ata janë...